LSDM: Me ne në pushtet pagat në arsim u rriten për 55%, me VMRO DPMNE 0%

Picture of INA
INA

28/08/2024

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se revolta e mësuesve është e madhe nga pushteti i VMRO-DPMNE-së. Nga LSDM thonë se mësimdhënësit nuk do ta marrin rritjen e pritshme të pagave prej 12% në shtator.

“VMRO-DPMNE e ka thyer premtimin për përmirësimin e arsimit. Të gjithë e dinë se nuk ka arsim cilësor pa investim në kuadrin arsimor. Investimi te mësuesit është një investim për të ardhmen e fëmijëve tanë, por edhe të gjithë vendit. Por Mickoski dhe Janevska nuk e kanë konceptin e arsimit dhe as synojnë rritjen e pagave të mësimdhënësve. Përsëri, VMRO-DPMNE i sheh të gjithë punëtorët si fuqi punëtore të lirë. Qeveria e LSDM-së i rriti pagat gjatë krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike”.

“Me LSDM-në, çdo vit, në shtator, mësimdhënësit e nisnin vitin e ri shkollor me pagë më të lartë. Në shtator 2019 dhe 2020 ata morën një rritje prej 5 për qind secili, në shtator 2021, 10 për qind. Në shtator të vitit 2022 dhe 2023, LSDM dy herë i ngriti pagat e të arsimuarve në 15 për qind. LSDM ka rritur pagat në arsim për mbi 55 për qind”.
“LSDM edhe sot është në anën e mësimdhënësve. Kërkojmë që Qeveria e Mickoskit ta përmbushë premtimin dhe t’u rriten pagat. Ka para! Është çështje e përcaktimit të prioriteteve ku do të investohen ato para. Mësuesit meritojnë paga më të larta dhe është obligim i Mickoskit dhe qeverisë së tij që ta realizojnë atë rritje”, thonë nga LSDM.

TË FUNDIT
4 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
9 orë
Formohet një departament të ri për krime të rënda
9 orë
Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë
12 orë
BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare
12 orë
Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

ME TE LEXUARA

9 orë
Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë
18 orë
Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut
9 orë
Formohet një departament të ri për krime të rënda
17 orë
Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)
4 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

LEXO MË SHUMË

mjeke

Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

Drejtesi gjyqi prokurori

Formohet një departament të ri për krime të rënda

gordana siljanovska rumen radev

Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

Ali-Ahmeti-artan-grubi

BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare

besar durmishi

Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

Arben Fetai

Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi

saranda imeri

Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

INFO

NA NDIQ