LSDM: Me urdhër të kujt u tërhoq aktakuza ndaj Dimitrievskit?

Picture of Ina Online
Ina Online

03/07/2025

LSDM reagon ashpër ndaj aktit skandaloz të Prokurorisë Publike të Kumanovës, e cila vetëm pesë ditë para fjalëve përfundimtare në një procedurë gjyqësore, pa asnjë shpjegim, tërhoqi aktakuzën kundër kryetarit të komunës Maksim Dimitrievski.

Nga partia thonë se kjo është një skandal pa precedent dhe shembull klasik i gjyqësorit të politizuar dhe selektiv.

“Rasti është ndjekur për më shumë se një vit, me akuza konkrete për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe moskryerje të detyrës në lidhje me dhënien e lejes ndërtimore, me dëm të shkaktuar prej mbi 3 milionë denarësh. Tani, pa prova të reja, pa ndryshim të fakteve, prokuroria thjesht heq dorë. Me urdhër të kujt? Kërkojmë hetim urgjent brenda vetë prokurorisë – kush e ka marrë vendimin për tërheqjen e aktakuzës dhe me çfarë motivi? Kush ka ushtruar presion, ka bërë marrëveshje dhe ka mundësuar këtë farsë? Kush e mbron Dimitrievskin dhe pse?” – pyeti Sonja Todorovska, sekretare e Këshillit Komunal të LSDM në Kumanovë.

Sipas saj, kjo është një shembull klasik i padrejtësisë dhe fshehjes së përgjegjësisë, dhe ajo thekson se prokurorët “nga fletoret” duhet të mbajnë përgjegjësi.

Nga Gjykata e Kumanovës njoftuan se prokurori publik është tërhequr nga procedura. Aktakuza kundër Dimitrievskit ishte ngritur vitin e kaluar, pasi pronarë të firmave ndërtimore dorëzuan kallëzim penal, për shkak se nuk kishin marrë leje për ndërtimin e objekteve. Ata kërkonin kompensim prej tre milionë denarësh.

TË FUNDIT

Presidentja Osmani pas takimit në OKB: SHBA riafirmon përkushtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Deklarata nga Trump dhe Osmani, Bytyçi tregon momentin kur Serbia synonte ta sulmonte Kosovën

Në pritje të bashkëatdhetarëve tanë, ja si është sot gjendja nëpër kufij (LIVE)

Gjesti: Jam i martuar, por…

“Gjithçka që kam ëndërruar”: Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij

VLEN: 96% maqedonas, vetëm 4% shqiptarë, kjo është trashëgimia turpëruese e BDI-së në Filharmoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË