LSDM: Mickoski të mos ikë, por të thotë çfarë ka vendosur: për BE apo për LEVICËN?

INA
INA

29/05/2023

LSDM përmes një komunikate sërish i ka bërë pyetje publike kreut të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski se a është për me BE-në, apo me LEVICËN (Të majtën).

“Përpara vendit tonë është një shans historik për të vazhduar rrugën evropiane dhe është përgjegjësi e të gjitha subjekteve politike t’i bashkohen kësaj rruge. Është e nevojshme të shfrytëzohet momenti dhe mbështetja e SHBA-së për të realizuar një qëllim tjetër strategjik – anëtarësimin e plotë në BE. Por edhe këtë herë, si edhe shumë herë më parë kur çështjet e rëndësishme zgjidheshin nga Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE, shohim mendjelehtësi, papërgjegjshmëri dhe ndryshim shumë të shpeshtë të qëndrimeve. Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet të vendosin dhe të thonë se çfarë kanë vendosur: nëse do të hyjnë në bllok për BE apo do të mbeten peng i së majtës. Ky është një moment i së vërtetës për Mickoskin, i cili ka javë të tëra që ikën nga përgjigjja në këtë pyetje dhe ndryshon çdo ditë qëndrim”, thekson LSDM.

Sipas kësaj partie, Mickoski në vend që të mashtrojë opinionin, duhet të zgjidhë pikëpamjet e tij, të dalë para opinionit dhe të thotë atë që ka vendosur: A është për BE-në apo do të vazhdojë në bllokun antievropian së bashku me të majtën? (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Hoda: BDI i ka harruar ushtarët e UÇK-së

Talat Xhaferi3

Talat Xhaferi: Ja deri kur dhe si do të jem si kryeministër

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

INFO

NA NDIQ