LSDM: Mickoski t’i numërojë mirë deputetët proevropianë të VMRO-së

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26 Mars, 2023

Pasi VMRO-DPMNE pretendoi se tre deputetë të LSDM-së refuzuan të nënshkruajnë në listën e liderit Dimitar Kovaçevski se do të votojnë për amendamentet kushtetuese, ka ardhur reagimi nga “Bihaçka”.

LSDM pretendon se Mickoski numëroi 61 deputetë të cilët do të kishin votuar për shpërndarjen e Kuvendit, por realisht Kuvendi jo vetëm që nuk u shpërnda, por u rrit shumica parlamentare.

“Tani, kur vendi po hyn në një periudhë vendimtare për integrimet evropiane, Mickoski duhet të numërojë deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët janë të gatshëm të mbështesin amendamentet kushtetuese. Edhe Mickoski e di, sikurse edhe i gjithë opinioni, se në VMRO-DPMNE ka deputetë që mbështesin rrugën evropiane të shtetit, të cilët nuk pajtohen me qëndrimin antievropian të Mickoskit dhe janë të gatshëm të mbështesin të gjitha hapat”, theksojnë nga LSDM-ja, duke shtuar se “i izoluar dhe tërësisht peng i së Majtës”, Mickoski është në pritje të humbjeve të reja. /SHENJA/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

spasovski

Spasovski: Është rritur efikasiteti në zbulimin e kontrabanduesve të emigrantëve

vjosa

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë

zelenski-macron-makron

Macron thotë se lufta në Ukrainë është në një “moment të rëndësishëm”

gjobaa

183 gjoba në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

shkupi

Turqia dhe Maqedonia, shpenzime më të ulëta për jetesë në Evropë

bit-pazar

Sot ndërpritet masa e Qeverisë për ngrirje të çmimeve

rron gjinovci

VIDEO/Gjinovci: Mendësia feudale jo vetëm në Kosovë, paramendoni Ali Ahmeti selinë e ka në një katund në Tetovë

mesiq stipe mesic

Mesiq: Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur

policia kosoves

Thirrja e dyshimtë për marshim drejt veriut, Policia – qytetarëve: Mos bini pre

INFO

NA NDIQ