LSDM: Në bisedimet me BDI-në kemi rënë dakord në disa pika

0

” Jemi të përkushtuar në kohezionin shoqëror, shoqëri të fuqishme dhe tolerante, sundimin e së drejtës dhe jemi të gatshëm që të kundërshtojmë çdo formë të nacionalizmit dhe urrejtjes. Kemi biseduar se programi eventual i përbashlt për qeverisje duhet të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe programin zgjedhor të LSDM-së dhe BDI-së”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM shtojnë se janë të nevojshme kuadro të përgjegjshme, të propozuara nga të dy palët.

“Partitë kanë rënë dakord për pastrim të gjyqësorit dhe për kontrollim të prejardhjes së parave dhe të kapitalit të funksionarëve, përmes një sistemi që do të përpilohet bashkërisht. Bisedimet për shumicën e re parlamentare vazhdojnë, është e nevojshme shumicë stabile në Kuvend që do të sigurojë formimin e një qeverie të re të përgjegjshme që do të shpije fuqishëm drejt rrugës evropiane”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.