LSDM: Qeveria të pranojë propozimin tonë për ngritjen e pagës minimale në 450 euro

Picture of INA
INA

26/10/2024

LSDM i bën thirrje kryeministrit Mickoski dhe Qeverisë që të tregojnë përkushtim real për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe urgjentisht ta pranojnë propozimin për ngritjen e pagës minimale në 450 euro. Kjo masë do të sjellë mbështetje të konsiderueshme për punëtorët dhe do të sigurojë stabilitet social për mijëra familje që e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbulojnë kostot bazë të jetesës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LSDM.
Alsat
Menu
Switch skin
LSDM: Qeveria të pranojë propozimin tonë për ngritjen e pagës minimale në 450 euro
LSDM: Qeveria të pranojë propozimin tonë për ngritjen e pagës minimale në 450 euro
s I26.10.2024 369 1 minute read

“LSDM i bën thirrje kryeministrit Mickoski dhe Qeverisë që të tregojnë përkushtim real për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe urgjentisht ta pranojnë propozimin për ngritjen e pagës minimale në 450 euro. Kjo masë do të sjellë mbështetje të konsiderueshme për punëtorët dhe do të sigurojë stabilitet social për mijëra familje që e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbulojnë kostot bazë të jetesës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LSDM.

– Advertisements –

Nga LSDM thonë se Qeveria deri më tani nuk ka arritur të marrë masa konkrete për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve. Të ardhurat e ulëta të një numri të madh qytetarësh, çmimet e larta të produkteve bazë dhe rritja drastike e inflacionit rëndojnë jetën e përditshme të kategorive më të rrezikuara. Sipas të dhënave, shporta sindikale e muajit tetor tregon se një familje katër anëtarëshe i nevojiten 61.249 denarë për të mbuluar shpenzimet bazë mujore. Rënia e pagës mesatare për 1000 denarë, pasi Mickoski u bë kryeministër, e përkeqëson edhe më shumë situatën dhe i lë qytetarët gjithnjë e më pak me mjete për të mbuluar nevojat elementare.

“Kryeministri Mickoski shpesh herë flet për përkrahje të qytetarëve dhe reforma ekonomike, por gjendja aktuale në terren tregon se mungojnë masat reale. Duke refuzuar rritjen e pagës minimale, Qeveria tregon mosinteresim për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, veçanërisht kategorive më të cenueshme, të cilat i ndjejnë më së shumti goditjet ekonomike. Në vend të masave konkrete, qytetarët marrin vetëm premtime të paqarta dhe “të presin një të nesërme më të mirë”, deklarojnë nga LSDM.

LSDM thekson se paga minimale prej 450 euro nuk është vetëm kërkesë politike, por nevojë reale për të siguruar stabilitet financiar të qytetarëve dhe përparim social të shoqërisë.

Sipas tyre, kjo rritje do të mundësojë fuqi më të madhe blerëse të qytetarëve, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në tregun e brendshëm dhe do të sjellë një efekt pozitiv në ekonomi.

TË FUNDIT

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

“Dëshmitë janë siguruar nga “Sky” aplikacioni”, dy ish zyrtarë të policisë në mesin e të arrestuarve që dyshohen për lidhje me grupin e Gërçecit

Mexhiti: Prioritet Investimet për Siguri dhe Menaxhim të Mbetjeve në deponinë Drislla

Bexheti: Klimovski paguhet nga kompania serbe Kazino Austria e cila ka fitim mbi 100 milion Euro

Rënie e eksportit dhe importit, deficiti tregtar deri në shtator 2.34 miliardë euro

Zekolli Shaqiri: Planifikimi hapësinor dhe urban është bazë për zhvillimin ekonomik të shtetit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË