LSDM: Rritja me 40% e faturave të rrymës është goditje e rëndë për qytetarët

Picture of INA
INA

27/02/2025

Bogdanga Kuzeska nga LSDM ka thënë se standardi i jetesës së qytetarëve është një temë për të cilën qeveria duhet të flasë. Ajo tha se faturat e rrymës janë rritur me 30 e ndonjëherë edhe 40%, çmimet në supermarkete janë shumë të larta dhe paga minimale nuk është rritur.

“LSDM propozoi masa ekonomike për të ndihmuar qytetarët, por qeveria nuk i pranoi. Rritja me 40% e energjisë elektrike është një goditje e rëndë për xhepat e qytetarëve, të cilët tashmë mezi po ia dalin mbanë për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve. LSDM ka bërë disa propozime ekonomike, si uljen e TVSH-së në rrymë dhe ushqime, por qeveria nuk i ka pranuar. Paga minimale nuk është rritur dhe as nuk planifikojnë ta rrisin. Epo, në kohën kur LSDM ishte në pushtet, ne ndërmorëm hapa që u treguan mbështetës për qytetarët”.

“Në 7 vite pagat u rritën 4 herë, kurse rryma u subvencionua 80%. Kjo tani është shfuqizuar. Qeveria as që po mendon të rrisë pagën minimale. OBRM-PDUKM nuk ka më asnjë bisedë me punëtorët, nuk ka dialog social, ka humbur çdo komunikim me qytetarët, me përfaqësuesit e target grupeve që kërkojnë paga më të larta. Dhe, nga ana tjetër, po rrisin çmimet, që është një goditje e rëndë për qytetarët në këtë krizë. Qeveria le të thotë se çfarë ka ndërmend të bëjë me standardin e jetesës së qytetarëve që mezi ia dalin mbanë”, tha Kuzeska.

TË FUNDIT

Mexhiti: 14 marsi është një testament i guximit në luftën për liri

Nderimi për humanistin, Dibra e shpall Arbër Hajdarin “qytetar nderi”

“Pranvera e Dinjitetit”, Ali Ahmeti: Qofshim të bashkuar si në vitin 200

“Mund edhe të bie nga pushteti”, Vuçiq përmend dhe Kosovën në fjalimin e tij…

A do të bëhet myslimane, reagon ashpër Sara

BDI e Ali Ahmetit si PDSH e Menduh Thaçit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË