LSDM: Skandali në aeroport nuk mundet të anashkalohet, i kemi të gjitha informacionet

Picture of ina-online
ina-online

03/08/2024

Nga LSDM thonë se presin që Ministria e Punëve të Brendshme dhe kontrolli i brendshëm sa më shpejt të dalin me informacione të detajuara për opinionin se çfarë ka ndodhur saktësisht në aeroportin e Shkupit në incidentin me Presidentin e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Brendshme duhet të informojë se cili ka qenë roli i personave nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi dhe në përputhje me ligjet të inicojë procedurë ndaj atyre që kanë shkelur autorizimet. Nëse nuk e bën këtë, do të jetë një konfirmim i qartë se faktet po fshihen për të mbrojtur marrëdhëniet ndërkoalicionesh.

LSDM ka informacione të plota se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse MPB-ja tenton të plotësojë faktet, gjithçka do të publikohet. Hetimi i këtij rasti nuk duhet të paraqesë asnjë problem për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë sepse aeroporti është nën vëzhgim të plotë me video dhe pa problem mund të përcaktojnë të gjitha detajet.

Në gjithë këtë situatë skandaloze dhe konfuze VMRO-DPMNE dhe Mickoski heshtin. Sa ishin në opozitë, histeria që ngritën ishte e padurueshme, por tani janë fshehur në një vrimë miu dhe shpresojnë që kriza t’i kalojë. Ministria e Brendshme, në vend që të informonte në mënyrë transparente menjëherë pas ngjarjes së mëngjesit, priti që media të zbardhte ngjarjen për të bërë një njoftim publik. Një mostransparencë e tillë tregon qartë se ideja është që gjërat të futen nën qilim”, thonë nga LSDM.

TË FUNDIT
6 orë
Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov
6 orë
Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së
6 orë
Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë
10 orë
Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”
10 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

ME TE LEXUARA

10 orë
Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë
19 orë
Partia Lëvizja Turke: Është keqpërdorur “balancuesi”, qeveria të fokusohet në gjetjen e një modeli të ri
14 orë
Komuna e Gostivarit siguron 340 mijë euro për uljen e ndotjes së ajrit
10 orë
Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës Supreme do të jenë publike
19 orë
Humbën jetën babë e birë nga Opaja e Kumanovës, ngritën kallëzime penale ndaj 3 kompanive dhe 8 personave

LEXO MË SHUMË

gashi afrim radukov ambasador bullgar

Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov

orhan murtezani

Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së

konvikt

Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë

shkupi sheshi

Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”

blerant blerand ramadani

Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

gjykata kushtetuese

Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës Supreme do të jenë publike

Hristijan Mickoski

Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

Arben-Taravari

Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese

izet mexhiti

Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër

INFO

NA NDIQ