LSDM u bën thirrje organeve hetimore, në radhë të parë Prokurorisë, të hetojnë se si dhe pse janë lejuar 40 vetura të kalojnë nëpër disa pika të pagesës rrugore, pa paguar fare.
Pasi opozita e publikoi këtë rast dje, sot përmes një komunikate e akuzojnë Koce Trajanovskin se ka tentuar ta mbrojë shefin e pikave pagesore, Vanço Milevski.
Nga LSDM thonë se udhëheqësi Milevski është kapur në keqpërdorim klasik të pozitës zyrtare dhe ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepër penale.
LSDM e akuzon Trajanovskin edhe për mbrojtjen e Milevskit, dhe i bën thirrje Prokurorisë që të ndërhyjë edhe në këtë pjesë, sepse siç pretendojnë ata, “në të kundërtën Trajanovski bëhet pjesëmarrës në vepër penale”.