LSDM vendosi që të vazhdojnë bisedimet me ASH-në, formon grupin negociator

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/02/2023

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në pushtet mbrëmë ka vendosur që të vazhdojnë bisedimet me Aleancën për Shqiptarët (ASH) për hyrjen e kësaj partie në koalicionin qeveritar.

Sipas kësaj partie, bisedimet e mëtutjeshme do të udhëhiqen nga një grup punues në të cilin përveç kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sekretarit të përgjithshëm, Mile Zeçeviq, anëtarit të kryesisë qendrore dhe ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, ndërsa do të marr pjesë edhe koordinatori i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Jovan Mitreski, përcjell INA.

Bordi ekzekutiv i LSDM-së vlerëson se bashkëpunimi me ASH do të ofrojë vlerë të shtuar për qytetarët për disa arsye.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje ka biseduar me liderin e ASH-së, Arben Taravari për hyrjen e mundshme të kësaj partie në Qeveri.

Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska pas seancës së kryesisë tha se bashkëpunimi i tillë me ASH-në do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit, në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe përparimit të shtetit, në rritjen e efikasitetit të Kuvendit, me qëllim marrjen e vendimeve për përmirësimin e standardit të jetesës me qytetarët, në përballjen me krizën energjetike dhe ekonomike, si dhe në zbatimin e ligjeve reformuese nga agjenda e BE-së, mbështetje më të madhe për partneritetin strategjik me SHBA-të dhe promovimin e marrëdhënie të mira fqinjësore.

LSDM vlerëson se kjo do të rrisë shumicën në Kuvend, dhe do të bëjë një diferencim të qartë nga VMRO-DPMNE dhe “E majta”. “Kjo do të thotë edhe rritje e shumicës parlamentare. Është një hap përpara për zgjerimin e aleancës në mbështetje të anëtarësimit në BE me të gjitha reformat, hapat dhe vendimet e nevojshme, një diferencim i qartë nga dy partitë politike që janë kundër BE-së, si VMRO-DPMNE dhe E majta”, tha Kuzeska.(INA)

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË