VMRO-DPMNE-ja në seancën e sotme kuvendore në komisioni për buxhet e hodhi poshtë amendamentin e propozuar nga LSDM-ja, për ndihmë dhe mjete financiare për pjesëtarët e rënë të forcave të sigurisë dhe familjet e tyre të njohur si “branitellat”. Kjo u bë e ditur partia opozitare LSDM.
“Ky amendament propozohet për sigurimin e mjeteve financiare dhe LSDM kërkon që të bëhet një amendament që këto para të gjenden në buxhet, me të cilin do të parashikojmë mjetet për zbatimin e këtij ligji në buxhetin e vitit të ardhshëm”, tha deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska.
Fatkeqësisht, zëvendësministri i Financave dhe deputeti i DPMNE-së kanë thënë se nuk e pranojnë amendamentin të propozuar nga LSDM-ja për mjetet financiare për të ashtuquajturit “branitellat”. Sipas LSDM edhe një herë tregoi hipokrizinë e tyre.(INA)