LSI bën thirrje: Refuzoni të paguani taksën në Rrugën e Kombit

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili bëri thirrje që shqiptarët të mos paguajnë taksën në Rrugën e Kombit.

Kjo rrugë është dhënë me koncesion për mirëmbajtjen dhe një makinë duhet të pagujë 5 euro për të kaluar.

Vasili shkruan në Facebook se qeveria ka dhënë mjaftueshëm koncesione, ndërsa qytetarët shqiptarë kanë paguar mjaftueshëm për ndërtimin e Rrugës së Kombit.

POSTIMI:
Refuzojeni të paguani taksën për Rrugën e Kombit, le ta paguajë vetë qeveria.

Koncesionin e Rrugës së Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve të pista.

Qytetarët nuk kanë taksirat të paguajnë taksa për të kaluar në një rrugë ku e kanë dhënë boll kontribut me taksat e tyre për ndërtimin e saj.

Qeveria ta paguajë vetë këtë taksë, se qytetarët e kanë përmbushur tashmë, me të tepërt bile detyrimin e tyre.

Qeveria ka dhënë qindra milionë euro koncesione në shëndetësi e gjithandej, le t’i anullojë ato dhe le të financojë mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Qytetarët që udhetojnë drejt verilindjes kryesisht vëllezërit nga Kosova janë të dënuar të paguajnë për të ardhur në Shqipëri sepse qeveria e kryeministrit vjedh.

Refuzojeni ta paguani këtë taksë të pistë, jeni në të drejtën tuaj.