Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot para fillimit të mbledhjes së Kuvendit në rend dite të së cilës janë ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune ju bën thirrje deputetëve që të mendojnë si si do të votojnë.
“Ne bëjmë thirrje për arsye, respektim të të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve, respektim të përfitimeve civilizuese, 8 orë punë, 8 orë argëtim, 8 orë pushim. Ftojmë deputetët që të na bashkëngjiten neve punëtorëve, sindikatave, thirrjeve të sindikatave evropiane dhe botërore, thirrjeve të Komisionit Evropian dhe ambasadorit të BE-së në Maqedoni, ekspertëve, qytetarëve dhe të kundërshtojnë vendosjen e 72 orëve pune në javë për një numër të madh punëtorësh dhe i bëjmë thirrje në çdo mënyrë, me të gjitha mekanizmat, të luftojnë kundër vlerave johumane dhe joevropiane që duan të imponojnë një grup deputetësh dhe disa ministra”, thuhet në thirrjen e LSM-së.
Nga LSM ju bëjnë thirrje deputetëve nga partitë më të vogla politike që të tregojnë, siç thonë, madhësinë dhe se ato janë të rëndësishme në Parlament dhe ta kundërshtojnë propozimin e Ligjit për Marrëdhënie Pune.
“Të mos lejojmë të gjithë bashkë orar 12 orësh në ditë, 6 ditë në javë, ndërsa deputetët nga të gjitha partitë politike (të mëdha dhe të vogla) të inkurajohen dhe të mos bëjnë kuorum në Parlament për votim të Ligjit për Marrëdhënie Pune me të cilin me keqpërdorim të flamurit evropian dhunohen të drejtat e punëtorëve”, thonë nga LSM.
Propozim-ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune janë vendosur si pika e 14-të e rendit të ditës në mbledhjen e sotme plenare. Ndryshimet e kaluan filtrin e parë në Kuvend në Komisionin e Çështjeve Evropiane.