Luan rolin e policit në autostradë: Ja sa i kushton “shakaja” shqiptarit të Kosovës

Gjoba nuk është me kusht por duhet të paguhet. Kësaj i shtohet edhe taksa prej 800 frangash. Në këtë mënyrë “argëtimi” i ka kushtuar atij gjithsej 4600 franga

Një 30-vjeçar shqiptar i Kosovës, me leje të përhershme qëndrimi në Zvicër, banues në kantonin Thurgau, ishte paraqitur si polic në orën 3 të mëngjesit të tetorit 2021 në një zonë pushimi në autostradën A1 dhe kishte “kontrolluar” gjashtë të rinj.

Kjo i ka kushtuar me dënim për uzurpim të detyrës së huaj, kundërvajtje kundër ligjit për armët dhe shkelje të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor, transmeton albinfo.ch. Ai duhet të paguajë gjithsej 4600 franga.

Urdhri penal nuk u kundërshtua nga i padituri dhe tani ai është përfundimtar. Siç shihet nga urdhri në fjalë, i akuzuari ishte ndalur në zonën e përmendur të pushimit më 30 tetor 2021, së bashku me një koleg (që mbeti i panjohur), për të bërë një pushim cigaresh atje.

Profesioni i tij në urdhrin penal prezantohet si “Drejtor Menaxhues”. Ata po udhëtonin me një VW Touareg me targa të Cyrihut, shkruan nzz.ch. Në zonën e pushimit, ata vunë re një Chevrolet, transmeton albinfo.ch. Në makinën e parkuar ndodheshin gjashtë të rinj nga Zvicra Lindore dhe Lihtenshtajni, nga mosha 18 deri në 20 vjeç.

Urdhërohet kontrolli i frymëmarrjes

“Më pas, i akuzuari dhe shoqëruesi i tij vendosën spontanisht tua nënshtrojnë “kontrollit policor” sa për të bërë humor, këta pasagjerë, disa prej të cilëve ishin dukshëm të dehur”, thuhet në urdhrin penal. 30-vjeçari është shtirur si polic dhe i ka kërkuar shoferit 20-vjeçar kartën e identitetit dhe patentën e drejtimit. Kolegu i panjohur i të dyshuarit u ka kërkuar dokumentet e identitetit të tre pasagjerëve të tjerë në anën tjetër të automjetit. Më pas 30-vjeçari i kërkoi shoferit të Chevrolet që të dilte nga makina dhe t’i kontrollohej fryma.

Me sa duket ai po mbante me vete një pajisje të tillë, tzransmeton albinfo.ch. Shoferi bëri siç i thanë dhe fryu në pajisjen e testimit që tregoi një vlerë prej 0.0. Më pas i akuzuari ua ka dorëzuar sërish letërnjoftimet dhe, sipas urdhrit penal, u ka thënë pasagjerëve të veturës “se e gjitha ishte vetëm një shaka”.

Reagimi i të rinjve nuk përshkruhet më hollësisht në urdhrin penal. Sidoqoftë, mund të supozohet se shakaja nuk u është dukur veçanërisht qesharake. Kështu, i akuzuari ka marrë në makinën e tij një pajisje të paligjshme të goditjes elektrike. Ai ka ndezur pajisjen përballë të kontrolluarit, duke krijuar “një hark elektrik”. I dyshuari e ka bërë këtë për të frikësuar pasagjerët e Chevrolet dhe për t’i penguar ata të ndërmarrin veprime kundër tij dhe shokut të tij, gjë që edhe ia doli.

Të akuzuarit i përshkruhen gjithashtu disa shkelje të vogla të trafikut që i kishte bërë në Winterthur në shkurt 2021.

30-vjeçari u shpall fajtor nga prokuroria publike në Winterthur/Unterland për uzurpim të zyrës, shkelje të ligjit për armët dhe shkelje të shumëfishtë të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ai dënohet me gjobë prej 60 tarifash ditore prej 60 frangash (d.m.th. 3600 franga) dhe gjobë prej 200 frangash, përcjell albinfo.ch. Gjoba nuk është me kusht por duhet të paguhet. Kësaj i shtohet edhe taksa prej 800 frangash. Në këtë mënyrë “argëtimi” i ka kushtuar atij gjithsej 4600 franga.