“Luaneshat e Kodrës” dhe “Zgjoi” pjesë e Festivalit Internacional të Filmit Braunschweig

Filmat kosovarë “Luaneshat e Kodrës” dhe “Zgjoi” janë bërë pjesë e festivalit të filmit “Internationales Filmfestival Braunschweig”.

Të dy filmat janë të nominuar në kategorinë e njëjtë, “Die TILDA”. Qëllimi i çmimit është që të bëhen të dukshmet gratë dhe diversiteti i tyre në filma.

Në një njoftim në Facebook të publikuar nga festivali thuhet se në garë janë edhe gjashtë filma të tjerë për këtë kategori.

Vlera e çmimit është pesë mijë euro dhe është donacion nga 65 gra që janë në jetën e kulturës në Braunschweig, transmeton Klankosova.tv.