Lubço Georgievski takoi në Sofje ministren e jashtme bullgare

0

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe kryetar aktual i VMRO-Popullore, Lubço Georgievski dje në Sofje ka zhvilluar takim me ministren e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva.

Takimin e ka bërë të ditur ministrja bullgare përmes një postimi në rrjetet sociale, përcjell INA.

“Unë dhe ekipi im sot kishim një takim të frytshëm me mikun tonë nga Maqedonia e Veriut dhe kryeministrin e periudhës 1998-2002, Lubço Georgievski”, ka shkruar Zaharieva.

Lidhur me këtë vizitë më parë ka njoftuar edhe Georgievski duke shtuar se një veto e mundshme e Sofjes ndaj Maqedonisë së Veriut për aspiratat e saj në BE do të ishte shumë kontraproduktive. (INA)