Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria asnjë përparim

Iliria News Agency
Iliria News Agency

31 Janar, 2023

Lufta kundër korrupsionin vazhdon të mbetet problem shqetësues për shumë shoqëri dhe qeveri në botë. Organizata Transparency Internacional ka publikuar raportin e përvitshëm ku konstatohet se 95% e 180 shteteve të renditura kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër këtij fenomeni krahasuar me vitin 2017.

Shqipëria në këtë raport ka përparuar me 1 pikë, duke marr 36 nga 35 pikë qe kishte vitin e kaluar. Ajo renditet në vendin e 101, nga 183 shtete që vlerësohen, por për ekspertet e kësaj organizate ajo konsiderohet si shenjë mospërparimi. Por ekspertët këtë ngërç e shohin në të gjithë Ballkanin perëndimor.

“Shqipëria nuk është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku po shohim këtë ngecje në vend thonë ekspertët. Një situatë pothuajse të ngjashme kemi dhe në Mal të Zi, ndonëse atje numri i pikëve është pak më i lartë. Ballkani Perëndimor si rajon dhe vendet brenda tij po tregojnë shumë pak përparim gjatë këtyre viteve. Madje dhe kur ka përparim, nëse ndodh një gjë e tillë, ai nuk është i qëndrueshëm, janë shprehur hartuesit e raportit.

Sipas të dhënave të Transparency International për vitet 2012 – 2022, nivelin më të lartë të korrupsionit Shqipëria e regjistroi në vitin 2013, me 31 pikë, ndërsa vlerësimin më të lartë e pati në vitin 2016 me 39 pikë.

Në 5 vitet e fundit, Shqipëria nuk ka shënuar ndonjë përparim duke u luhatur vazhdimisht mes 36 dhe 35 pikësh.

Kosova këtë vit ka përparuar me 2 pikë. Përmirësim me 1 pikë shënon dhe Maqedonia e Veriut. Mali i Zi, edhe pse ka humbur një pikë, ai renditet më mirë ndër vendet e rajonit, me 45 pikë.

Ne raport thuhet se nivelin më të ulët të korrupsionit e ka Danimarka, e cila renditet e para me 90 pikë; Në fund të listës janë Sudani i Jugut, Siria dhe Somalia, të cilat prej kohësh janë përfshirë në konflikte të stërzgjatura./Klan News

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

termet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

bajram-begaj-milanovic-kroat

Kush është presidenti me rrogën më të lartë në Ballkan

rinia tirane

Shqipëria me rininë më të “braktisur” në rajon dhe Evropë

sali-berisha

“Dënoj manipulimin e serbëve të Kosovës nga Beogradi”, Berisha pas tensioneve në veri

ditmir bushati bujar osmani

“Po jetojmë 5 minutat më të mira të historisë tonë kombëtare”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë në podcast-in e Ditmir Bushatit: Ja si mund të forcohet trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup

edi-rama

Situata në veri, Rama: Kjo nuk e ndihmon Kosovën, mos ecni në këtë shteg të rrezikshëm

kufi-morine

Shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë

ruset gramsh

U arrestuan për spiunazh, lirohen 2 rusët dhe ukrainasi

Rama Grenell

Grenell takon Ramën: Duhet ta lirojmë sa më shpejtë Thaçin nga burgu

INFO

NA NDIQ