Lufta në Ukrainë: Të tjerë të vrarë në sulmin me raketa gjatë natës në Kiev

INA
INA

1 Qershor, 2023

Tre persona kanë vdekur, duke përfshirë një vajzë 11-vjeçare, në një sulm të ri me raketa gjatë natës në Kiev, ka thënë policia rajonale.

Rusia e ka goditur kryeqytetin ukrainas me sulmeve të rregullta ajrore me raketa dhe drone.

Dhe sulmi i fundit, në të cilin u raportuan 11 persona të tjerë të plagosur, ndodhi në rrethet lindore Desnyanskyi dhe Dniprovskyi.

Aty u vranë gjithashtu një grua 33-vjeçare dhe nëna 34-vjeçare e vajzës.

Ky është sulmi i katërt këtë javë dhe vjen pas 17 sulmeve të nisura në kryeqytetin ukrainas gjatë gjithë majit.

Shumica u zhvilluan gjatë natës, megjithëse të paktën një ndodhi gjatë ditës.

Në javët e fundit, Rusia – e cila filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në Ukrainë në shkurt 2022 – ka përdorur drone kamikaze, si dhe një sërë raketash lundrimi dhe balistike për të sulmuar objektivat në Ukrainë.

Kievi ka qenë shumë i shënjestruar dhe analistët besojnë se Moska po përpiqet të shterojë dhe dëmtojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës përpara një kundërsulmimi të shumëpritur, të cilin qeveria ukrainase e ka planifikuar prej muajsh.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

robert fico

Partia majtiste e ish-kryeministrit pro-rus i fiton zgjedhjet në Sllovaki

sulmi turqi

VIDEO/ Del nga makina dhe vrapon, momenti kur terroristi hedh veten në erë pranë Parlamentit në Ankara

erdogan

“Terroristët nuk do të kenë kurrë sukses”, thotë Erdogan

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Publikohen pamjet e shpërthimit në Ankara, dy persona kryen sulm me bombë

kina

SHBA paralajmëron për planet e Kinës për mbizotërimin e informacionit

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

biden-trump

Biden intesifikon sulmet ndaj Trump, bën kritikën më të fortë deri më tani

wagner-vagner

Putin takohet me ish-komandantin e Wagner-it

stoltenberg nato

Shefi i NATO-s thotë se po fiton terren ofensiva e Ukrainës

INFO

NA NDIQ