Lufta në Yemen: Arabia Saudite mbështet një sulm në portin Hudejdes

0

Forcat me mbështetjen e Arabisë Saudite kanë filluar një sulm ndaj portit kryesor të Jemenit të Hudejdes, i cili mbahet nga rebelët.

Hudejda është pika kryesore e hyrjes për ndihmë në luftën civile trevjeçare të Jemenit dhe agjencitë kanë paralajmëruar për një katastrofë humanitare nëse ajo sulmohet, njofton Klan Kosova.

Më shumë se shtatë milionë njerëz në vendin e shkatërruar nga lufta janë të varur nga ndihmat.

Bombardimi filloi pasi rebelët Houthi të mbështetur nga Irani injoruan një afat të caktuar nga qeveria në mërgim për t’u tërhequr deri në mesnatë.

Rrjeti Al-Arabiya, në pronësi të Arabisë Saudite, raportoi se “çlirimi” i Hudajdah kishte filluar me një sulm në shkallë të gjerë të mbështetur nga ajri dhe mbulesa detare.

Shpërthimet u dëgjuan në periferi të qytetit portual, shtoi ajo.

Komentet

komentet