“Lufta” që ka shpërthyer në opozitën maqedonase

Picture of INA
INA

21/09/2023

Trazira të rënda po ndodhin në radhët e partisë kryesore opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, për shkak të konfliktit mes liderit të kësaj partie të djathtë, Kristian Mickoski, dhe ish-liderit të partisë dhe kryeministrit të vendit për shumë vite. Nikolla Gruevski, i cili përkundër faktit se është i arratisur në Hungari, ende ka ndikim të madh në parti.

Konkretisht, Kristian Mickoski, në një intervistë për gazetën gjermane FAZ, ka akuzuar Nikolla Gruevskin se është në negociata të fshehta me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me qëllim që t’i jepet amnisti që të mund të kthehet në vend, ku në këmbim të ushtrojë ndikimin e tij mbi partinë opozitare dhe të sigurojë votat e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së në mënyrë që qeveria të arrijë të sigurojë 2/3 e shumicës në Parlament që kërkohet për ndryshimin e Kushtetutës së vendit për të përfshirë pakicën bullgare të vendit.

Përgjigja ishte e menjëhershme nga Nikolla Gruevski, i cili në një postim në rrjetet sociale i bëri thirrje Kristian Mickoskit që të arsyetojë pretendimet e tij “të pabaza” dhe e akuzoi se po kërkon alibi për të arsyetuar dështimin e mundshëm të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme në vend.

Kristian Mickoski e “goditi” Nikolla Gruevskin dhe në një “përgjigje” edhe në rrjetet sociale e akuzoi atë se po vepron si “kali i Trojës” i qeverisë “të korruptuar” të Partisë Socialdemokrate dhe partisë shqiptare BDI dhe se po kërkon shpërbërjen e VMRO-DPMNE, përcjell tesheshi.

Shkak për këtë “konflikt” Mickoski-Gruevski ishte miratimi i fundit nga Kuvendi imaqedonas i ndryshimit të Kodit Penal të vendit, sipas të cilit zvogëlohen dënimet dhe veprat penale në të cilat janë të përfshirë ish-funksionarët e qeverive të vendit (kryesisht VMRO- DPMNE).

Një pjesë e madhe e mediave të Shkupit dhe analistëve politikë vendorë mendojnë se në thelb ky ndryshim i Kodit Penal, i cili u miratua në Kuvend me procedurë emergjente dhe pa asnjë konsultim paraprak, është bërë me qëllim të amnistimit të të arratisurit në Hungari, ish-kryeministri i vendit Nikola Gruevski dhe ish-zyrtarëve të tjerë të qeverisë gjatë administratës së tij, në këmbim të disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së për të dhënë pëlqimin e tyre për ndryshimin e Kushtetutës dhe në këtë mënyrë qeveria të sigurojë një shumicë prej 2/3, që është e nevojshme për ta bërë këtë ndryshim.

Por qeveria e Dimitar Kovaçevskit i hedh poshtë këto pretendime dhe deklaron se ndryshimet në Kodin Penal në asnjë mënyrë nuk kanë lidhje me “rastin” e Nikolla Gruevskit.

Nikola Gruevski ishte kryeministër i vendit nga viti 2006 deri në vitin 2016. Në nëntor 2018, ai u arratis në Hungari, ku iu dha azil politik nga aleati i tij politik Viktor Orbán, në mënyrë që të shmangte vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për korrupsion gjatë kohës së tij si kryeministër. Ndërkohë ndaj tij janë finalizuar edhe disa vendime të tjera për dënime shumëvjeçare. Gruevski, para arratisjes në Hungari, “siguroi” që “i besuari” i tij Kristian Mickoski të zgjidhej lider i ri i VMRO-DPMNE-së, duke nxitur zemërimin e “delfinëve” të tjerë të partisë.

Sipas të gjitha sondazheve të opinionit, VMRO-DPMNE nacionaliste është fort përpara Partisë Social Demokratike në pushtet me një diferencë të madhe. Megjithatë, konflikti “top” midis Gruevskit dhe Mickoskit mund të ketë ndikim në popullaritetin e partisë opozitare.

Mundësia e ndryshimit të Kushtetutës, bazuar në një marrëveshje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me qëllim përfshirjen e minoritetit bullgar që jeton në vend, ka më shumë se një vit që shkakton dridhje dhe konfrontime në Shkup.

Bullgaria ka bllokuar fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE për tre vjet për shkak të dallimeve të hapura etnike, gjuhësore dhe historike midis dy vendeve, gjë që ka ngjallur reagime të forta nga Shkupi.

Megjithatë, në verën e vitit 2022, të dy vendet arritën një marrëveshje, bazuar në një propozim të Bashkimit Evropian, sipas të cilit Sofja do të hiqte veton e saj për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shkupit me BE, me kusht që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të ndryshojë Kushtetutën e saj, me përfshirjen në të të popullit bullgar që jeton në vend.

TË FUNDIT
3 orë
Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin
3 orë
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
3 orë
Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”
16 orë
Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut
17 orë
Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

23 orë
Nuk po ruan kush më lopë e dele në Maqedoninë e Veriut
21 orë
Faton Hajrizi vritet në Serbi, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes
19 orë
Detaje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit, ja ku ishte fshehur
17 orë
MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi

1 ditë
Trump merr zyrtarisht nominimin e Republikanëve: Mund t’i ndal të gjitha luftërat me një telefonatë

LEXO MË SHUMË

arrest ushtar blerim ramadani

Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin

faton hajrizi

Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

zelenski trump

Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”

agim krasniqi grupi kondoves

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

DASH departamenti amerikan

Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

aksident serbi

MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi

Detaje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit, ja ku ishte fshehur

faton hajrizi

Faton Hajrizi vritet në Serbi, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

lope

Nuk po ruan kush më lopë e dele në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ