Lufta tregtare SHBA-Kinë, premtohet përmbushje e shpejtë e vendimeve për uljen e taksave

0

Zyrtarët kinezë kanë deklaruar se janë të sigurt që do t’i implementojnë premtimet në lidhje me tregtinë me SHBA-të, sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Një lufte tregtare në mes të këtyre dy vendeve ka bërë që t’i vendosin njëra-tjetrës taksa në mallra në vlerë prej miliarda dollarësh.

Gjate fundjavës , një “armëpushim” i përkohshëm u vendos në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij kinez Xi Jinping.

Megjithatë, janë ngritur shqetësime në lidhje me mungesën e informacioneve nga të dyja palët.