Luftë në zemrat tona!

Picture of INA
INA

08/06/2025

Kimete Berisha

– Çdo gjë e nisim si luftë.

– Dasma niset me flamur kombëtar, me alltia e me këngë patriotike, thuajse u nis hasmi me ua marrë nusen!

– Synetia, bëhet me forcën më të madhe patriotike, thuajse një ditë prej ditëve këta djem kanë me ua bë nanën kështu e kështu armiqve.

– Loja e futbollit niset me Jakup Ferrin e me krena të këputur, thuajse u shpall luftë. Edhe më keq, thuajse lufta e parë botërore ende nuk ka përfunduar.

– Të ishte krenaria aq e madhe nuk do të luaje (me asnjë çmim) me atë që të ka vrarë dhe së paku nuk të
ka kërkuar falje.
Po lëre.
Mos rrej!

– Se, krenari është të mos pajtohesh kurrë me të keqen.
Hiç, kurrë.
S’ka herë krenar e herë jo!

– Në Shqipëri është ndryshe.
Shqiptarët e Shqipërisë nuk e ndjejnë armiqësinë për Serbinë sikurse shqiptarët e Kosovës.

– Përundrazi, ata bile e kanë simpati Serbinë.
Shumë.
Punë për ta.
Le ta kenë.

– Pas masakrave serbe në Kosovë, mijëra shqiptare të Shkodrës janë shitur si nuse për katundarët serbë, pesëmijë lekë copa, sipas planit zyrtar serb për popullimin e katundeve të shkreta serbe me nuse shqiptare.

– Shteti shqiptar nuk e ka ndaluar kontrabandimin serb me nuse, përkundrazi e ka frymëzuar.

– Kur Edi Rama e quante Vuçiqin ‘vëlla’, e Hashimin ‘vëlla’ – as nuk idhnohej Hashimi, as Vuçiqi, ndërsa Sami Lushtaku plus e ka shpallur Edi Ramën ‘qytetar nderi’ i Skenderajt.

– ‘Qytetar nderi’, Edi Rama, që e ndaloi këngën për Adem Jasharit në stadiumin e tij të kuq, që do të thotë e ndaloi Lamentin për fëmijët e vrarë të Jasharve.

– Pra, shqiptarët e Shqipërisë janë të relaksuar, nuk na konsiderojnë një familje, nuk e bëjnë me inat por nuk e ndjejnë,
dhe sa herë që e lyp puna të ‘na duan’, e sforcojnë dashurinë, performojnë, sepse e dinë se logjikisht duhet të jenë në anën tonë, por zemra nuk ua do.

– Është normale për ata që nuk janë normal.

– Të ishte shoqëri normale, shqiptarët do ta kujtonin e Kosova ishte e Shqipërisë e jo Shqipëria e Kosovës,
pra ata do të duhej të ndjenin antipati historike ‘urrejtje pasive dhe të fjetur’ për armikun që ua mori Kosovën.

– Nuk e ndjejnë.
– Mos ta ndjejnë.

– Se….Naiviteti i shqiptarëve të Kosovës është gati-gati mesjetar.
– Shoqëri e palexuar dhe pa kujtesë historike.
– E harrojnë vrasësin e vet pa u pushuar dhimbja që ua ka shkaktuar vrasësi!

– Nuk çohet flamuri i UÇK-së aty ku e di se të përdhoset!

– Tek shqiptarët flitet aq shumë për krenari sepse nuk ka krenari.
– Flitet aq shumë për besë, sepse nuk ka besë.
– Flitet aq shumë për atdhedashuri – sepse nuk ka.
– Flitet aq shumë për dashuri, sepse nuk ka.
– Askush nuk flet për qiellin, se qielli ka boll.

P.S. Më e keqja, thirrja e shqiptarëve të Kosovës me gishtin e mesëm përpjetë ‘Serbi, Serbi ta …atë anë’,
shkoi huq,
nuk u realizua, që domethënë i patën së paku dy raste ideale për t’ua bërë nanën kështu e kështu dhe i humbën.

– Nuk u ndihmoi dashuria, as britmat, as sharjet patriotike, as Jakup Ferri, asgjë nuk të ndihmon kur bëhesh ‘patriot’ veç për festa, dasma dhe për lojëra sportive!

– Më pëlqen të shaj nganjëherë, shpeshherë, por për shkak se kujtojnë se jam ‘intelektuale’ nuk shaj.

– Pra, kjo është diciplinë e imja, jo edukata ime, se sa për edukatë tani kisha bërtitur në kupë qielli ‘Idi bre u sto….majke’ ,
bashkë me ata policë shqiptarë që e larguan flamurin e UÇK-së nga stadiumi!

– Njëra police shqiptare që e largonte flamurin e UÇK-së, ‘biçja’, frizurën bistek si Shote Galica.

– Pse Shqipëria e konsideron flamurin e UÇK-së – ilegal?!

– Nuk ka UÇK që dikush të frikësohet nga flamuri i saj.
– Ai flamur është simbol i një historie. S’ke pse frikësohesh nga simbolika.

– Se, UÇK nuk është veç krenaria jonë, shumë më shumë është dhimbja jonë më e madhe!

– Pra, Edi Rama me vendim ia heq Hashimit flamurin e UÇK-së (e sheh edhe Haga, sepse e heq si diçka ‘të ndaluar’),
ndërsa e ‘mbron’, në fakt e merr më qafë, ushtarin e atij flamuri!

Shkoni more në rrs.
– Se duke shkruar ‘kundër’
patriotizmit, u ri-bëra patriote!

TË FUNDIT

Siljanovska : Gjuha dhe identiteti maqedonas s’kanë nevojë për sqarime “moderne”

VLEN: Përfaqësim i barabartë, shpresë e re për të gjithë!

Burg i përjetshëm për autorët e vrasjes së Vanjës dhe Pançes

ASH: Ligj i VLEN-it – Draft i Tanjës! Përfaqësimi i drejtë, i dorëzuar me krenari në duart e diskriminimit

Gjeneral Demiraj takim me Kurtin: Koha për doktrinë të re ushtarake!

Një nënë dhe tre fëmijë janë evakuuar nga Izraeli me fluturim nga Tel Avivi në Athinë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË