“Luftë” për hapësira në bregdetin e Durrësit

”Lufta” për më shumë fitim dhe hapësira në bregdet ka nxitur konflikte edhe këtë sezon turistik.

Sherri i larë mes subjekteve është shënuar në sektorin ”Teuta” të plazhit të madh të Durrësit ku janë përfshirë tre persona.

Policia ka ndërhyrë dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për një 52-vjeccar dhe dy të rinj, përkatësisht 25 dhe 26 vjeç, të tre nga Durrësi.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat e plagosjes së lehtë me dashje, konkurencës së paligjshme përmes dhunës dhe vetëgjyqësisë, raporton tch.

Të proceduarit janë konfliktuar për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në plazh, ndërsa nuk bëhet e qartë nëse tre ”luftëtarët” janë pajisur paraprakisht me lejen përkatëse, pas aplikimit në portalin e-albania për shfrytëzimin e brezit të rërës.