Lufthansa prej sot nis fluturimet Shkup-Frankfurt me çmime të lira

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23 Prill, 2023

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot do të nis linja e re ajrore Frankfurt-Shkup e kompanisë gjermane “Lufthansa”, e cila do të shënojë hyrjen e kësaj kompanie ajrore në tregun e Maqedonisë së Veriut.

Siç informojnë nga TAV Maqedoni, hapja e linjës së re do të shënohet me uljen e avionit të parë të Lufthansa-s nga Frankfurti në aeroportin e Shkupit, përcjell INA.

Në këtë manifestim do të marrin pjesë ministri i transportit dhe lidhjeve Blagoj Boçvarski, ambasadorja gjermane në vend Petra Drexler, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni Metin Batak dhe drejtori rajonal i grupit Lufthansa Peter Pulem.

Linja e re ajrore nga Shkupi në Frankfurt realizohet me subvencione nga Qeveria. “Lufthansa” do të fluturojë nga Shkupi për në Frankfurt nga 23 prilli, dhjetë herë në javë.

Nëpërmjet Frankfurtit, udhëtarët nga vendi do të kenë mundësinë të lidhen me më shumë se 200 destinacione në disa vende të Evropës dhe botës.

Krahas “Lufthansa”, katër destinacione të reja janë marrë vesh me “Viz Air” hungarez, nga Shkupi në Luksemburg, Shtutgart, Salzburg dhe në Lubjanë. Wizz Air do t’i shërbejë katër destinacionet e reja tri herë në javë nga 1 nëntori i këtij viti.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

Aksidenti-600x360

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër, një i vdekur dhe disa të lënduar

libra-te-grisur

MASH: Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë tërhiqet nga përdorimi

risto-penov

Penov: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtueses do të kemi problem edhe në NATO

IMG_1730

Azizi nga Gostivari ‘selam’ ASH-së: Gostivari ka qenë çdoherë opozitar

IMG_1726

Rinia e Gostivarit rreshtohet me Lëvizjen BESA (FOTO)

parking-oh

Nesër hyn në fuqi tarifa verore e parkingut në qytetin e Shkupit

IMG_1719

NATO vë në gatishmëri trupa shtesë për dislokim në Kosovë

INFO

NA NDIQ