Një sindikatë në Gjermani i bëri thirrje stafit të Lufthansa-s që të ndërpres punën në shtatë aeroporte dhe të hyjë n grevë.
Sindikata Ver.di njoftoi të dielën se greva njëditore do të prekë aeroportet në Frankfurt dhe Mynih, dy qendrat kryesore të Lufthansa-s, si dhe në Berlin, Dusseldorf, Hamburg, Këln-Bon dhe Shtutgart. Ajo do të zhvillohet nga ora 04:00 e së martës deri në orën 7:10 të së mërkurës.
Një grevë 27-orëshe në të njëjtat pesë aeroporte që filloi më 7 shkurt, bëri që të anuloheshin qindra fluturime.
Sindikata po kërkon një rritje pagash prej 12.5%, ose të paktën 500 euro më shumë në muaj, në negociatat për rreth 25,000 staf, duke përfshirë check-in, trajtimin e avionëve, mirëmbajtjen dhe stafin e ngarkesave.
Negociatat e mëparshme nuk dhanë fryte. Më shumë negociata janë planifikuar për të mërkurën.