Luftime në Sudan, mbi 130 viktima dhe 1000 të plagosur

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Prill, 2023

Vijon për të tretën ditë në radhë, përplasja e armatosur mes Forcave të Armatosura të Sudanit dhe një grupi paraushtarak, të quajtur “Forcat e Mbështetjes së Shpejtë”, ku deri më tani raportohet se kanë humbur jetën mbi 130 persona ndërsa mbi 1 mijë të tjerë, kanë mbetur të plagosur.

Shifrat u bënë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dhuna e ashpër që nisi të shtunën, u përhap menjëherë në të gjithë vendin, pas përpjekjeve për shndërrimin e forcave para-ushtarake në një ushtri të mirëfilltë, me qëllim tranzicionin drejt një regjimi civil.

Forcat e mbështetjes së shpejtë kanë marrë nën kontroll Pallatin Presidencial, aeroportin e qytetit Khartum dhe godina të tjera qeveritare.

Dëshmitarët thonë se Forcat e Armatosura Sudaneze janë dorëzuar përballë këtij grushti shteti, por ende nuk ka një konfirmim.

Mes viktimave, sipas raportimeve zyrtare, janë edhe 3 punonjës të OKB dhe misionit të shpërndarjes së furnizimeve ushqimore në Sudan.

Përveç se një përplasje ushtarake, politikisht, grushti i shtetit është një përplasje politike mes presidentit të vendit dhe zëvendësit të tij për të marrë drejtimin e shtetit të tretë më të madh afrikan.

Të dy janë në një përpjekje të vazhdueshme për të drejtuar vendin kundër njëri tjetrit, që kur drejtojnë qeverinë tranzitore pas grushtit të shtetit të 2019, që rrëzoi nga pushteti Omar al Bashir, pas më shumë se 30 vitesh në krye të shtetit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

erdogan

Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar

ushtria-1

Sulm afër kufirit me Egjiptin, vriten tre ushtarë izraelitë, disa të plagosur

ukraine-ushtare-rusi-kiev

Dy të vrarë dhe katër të plagosur nga bombardimet në Kharkiv të Ukrainës

erdogan

Sot Erdogan bën betimin si president i Turqisë

zelensky-1

Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërofensivën

Trenat_Indi

288 të vdekur, mbi 800 të lënduar nga përplasja e trenave në Indi

erdogan

Erdogan do të betohet për mandatin e tij të dytë si President më 3 qershor

rusia

Rusia thotë se dy fshatra të saj janë granatuar nga Ukraina

Meksike-780x470

Meksikë, zbulohen 45 thasë me mbetje trupash njerëzish

INFO

NA NDIQ