Luftime të ashpra, Ukraina çliron një fshat kyç në rajonin e Donjeckut

Picture of INA
INA

18/09/2023

Luftime të ashpra midis ushtarëve ukrainas dhe forcave pushtuese ruse janë raportuar përreth Klishçijivkës, një fshat kyç në rajonin e Donjeckut në lindje të Ukrainës, raportoi ushtria ukrainase.

Luftimet e mëngjesit e sotëm vijnë një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se forcat ukrainase kishin çliruar Klishçijivkën, fshat që gjendet në krahun jugor të Bahmutit. Zona në jugperëndim të Bahmutit ka qenë në fokus të kundërofensivës që Ukraina ka zhvilluar në lindje përgjatë verës. Njoftimi i Zelenskyt erdhi dy ditë pasi ushtria e Ukrainës tha se kishte marrë kontrollin e një fshati të vogël afër, Andrijivka, që gjendet rreth 10 kilometra në jugperëndim të Bahmutit.

Nëse rimerren të dy fshatrat kjo mund të lejojë trupat e Ukrainës të sulmojnë Bahmutin nga veriu dhe perëndimi, duke u mundësuar që të çlirojnë këtë qytet të shkatërruar që ra nën kontrollin rus pas një beteje të përgjakshme disamujore. Marrja e Bahmutit atëbotë shënoi një fitore të madhe për Kremlinin.

Ushtria ukrainase tha më 18 shtator se forcat e saj “po vazhdojnë operacionet sulmuese” në rajonin e Klishçijivkës, “duke i shkaktuar armikut humbje të konsiderueshme”.

Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se forcat e saj kanë vazhduar sulmet e tyre afër Klishçijivkës, që para luftës kishte një popullsi prej rreth 40 banorësh.

Shefi i stafit të presidencës ukrainase, Andriy Yermak, më 17 shtator publikoi në Telegram një fotografi ku shfaqeshin ushtarë ukrainas duke mbajtur flamurin e shtetit të tyre në këtë fshat.

“Ukraina gjithmonë rimerr atë që i takon”, shkroi ai.

Illia Yevlash, zëdhënës i ushtrisë ukrainase, tha se gjatë luftimeve në këtë fshat njësive ruse u është shkaktuar “dëm i madh”, përfshirë edhe batalionit Akhmat të liderit çeçen, Ramzan Kadyrov.

Ukraina – që po përballet me pushtimin e paprovokuar rus që nga fundi i shkurtit të vitit të kaluar, që nga qershori është duke zhvilluar një kundërofensivë në lindje dhe jug. Megjithatë, kundërsulmi po vlerësohet se është më i ngadalshëm seç pritej. /REL

TË FUNDIT
4 orë
A është e mundur që ‘Simpsons’ parashikuan kandidaturën e Kamala Harris? Ky është një episod nga viti 2000
18 orë
Vëllai i Biden, Frank tregon arsyet se pse presidenti amerikan hoqi dorë nga kandidatura e zgjedhjeve të 2024-së
21 orë
Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave
1 ditë
Mori mbështetjen e Biden si kandidate për Presidente, Harris: Ne do të fitojmë!
1 ditë
Demokratët të ndarë për kandidatin për president pas largimit të Biden, kush do t’i prijë garës?!

ME TE LEXUARA

2 ditë
CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President

LEXO MË SHUMË

kamala

A është e mundur që ‘Simpsons’ parashikuan kandidaturën e Kamala Harris? Ky është një episod nga viti 2000

Biden

Vëllai i Biden, Frank tregon arsyet se pse presidenti amerikan hoqi dorë nga kandidatura e zgjedhjeve të 2024-së

Kamala Harris 2

Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave

Kamala Harris

Mori mbështetjen e Biden si kandidate për Presidente, Harris: Ne do të fitojmë!

vullnet poshka biden

Demokratët të ndarë për kandidatin për president pas largimit të Biden, kush do t’i prijë garës?!

Biden

CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President

Biden

Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale

Kamala Harris 2

Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara

BIDEN TRUMP

Republikanët flasin për zëvendësuesin e mundshëm të presidentit Biden në zgjedhje

INFO

NA NDIQ