Lugina e Preshevës me një doktor të shkencave politike me temën për diasporën tonë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24/03/2023

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë sot mbrojti tezën e doktoraturës duke fituar titullin Doktor i Shkencave Politike, Dashnim Hebibi, gazetari dhe publicisti i mirënjohur i gjeneratës së re, që jeton dhe vepron në diasporë.

Dashnim Hebibi njihet për karrierën e pasur në media, duke qenë gazetar dhe redaktor në disa media të njohura. Ai gjatë këtij rrugëtimi profesional ka publikuar edhe shumë vepra publicistike dhe letrare. Lidhur me misionin e sotëm të përmbyllur Dashnimi ka përcjell mesazhin e tij përmes rrjeteve sociale.

Postimi i plotë:

Familjarë, miq, shokë e dashamirë,
Dua të ndaj edhe një gëzim me Ju! Sot, më 24 mars 2023, ( e premte) mbrojta tezën e doktoraturës dhe fitova titullin Doktor i Shkencave Politike.

Për 23 vjet sa jam me jetë mërgimi, nuk jam ndalur dhe nuk kam menduar asnjëherë për arritje në tituj shkencorë, por vetëm e vetëm të jap kontribut nga mërgata për të mirën e kombit. Edhe si kryeredaktor, zv.kryeredaktor, redaktor, gazetarë, korrespondent, moderatorë, mësues i Shkollës Plotësuese Shqipe “Naim Frashëri” në Zvicër, kam punuar me shumë përkushtim dhe falënderoj që të gjithë mërgimtarët për mikëpritje dhe respekt që kanë pasur për mua dhe kanë edhe sot e kësaj dite.
Pas një pune maratonike gati 30 vjeçare në gazetari, pra me një përvojë jo edhe të vogël, vendosa të kryej edhe doktoraturën dhe ja me shumë sukses i përfundova.

Falënderoj anëtarët e Komisionit vlerësues dhe Mentorin tim.

1. Dekane, Prof.dr.Merita Zulfiu-Alili
2. Prof.dr.Ali Pajaziti, kryetar i Komisionit
3. Akademik, Prof.dr.Anton Berishaj
4.Prof.dr.Abdulla Azizi
5. Prof.dr.Hasan Jashari, mentor

Edhe një sukses shumë i madh në një ditë historike.

Me 24 mars të vitit 1999, NATO-ja e prirë nga SHBA-të, filluan bombardimet e para kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë pushtuese në Kosovë. Ky përvjetor shënohet si ditë e shpëtimit kombëtar për popullin shqiptar të Kosovës, por edhe si shkëndijë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
DEDIKIM

Këtë titull shkencor ia kushtoj me shpirt NONËS sime, Xhevahire Abazi Hebibi, e cila ndërroi jetë nga Pandemia COVID-19 më datë 06.05.2021 në Shkup të Maqedonisë Veriore. Fjala ime e parë me këtë titull është Zot, NONË dhe babë ju faleminderit. NONA ishte shkaktare që të vij në këtë tempull të dijes në Tetovë dhe të kryej doktoratën. Jo në ndoj universitet tjetër, sepse përveç se është mirë në UEJL, do të vish më shpesh e të shoh NONA, këto ishin fjalët e NONËS sime.

Sa do të kisha dashur, që ta kem tash e ta përqafoj, të puthi duart e tua të mjalta, që nga ato duar më ke rritur, sytë e tu, që shumë ke qajt për mua nga malli, meqë isha në gurbet, ballin tënd, që je falur duke u lutur tek Zoti, që t`më plotësohen dëshirat e mia. Por, gjatë tërë jetës, nuk më shpon shpirti asgjë, sepse kurrën e kurrës, nuk kam ditur të them, pse Nona jeme kështu? Por, gjithmonë, gjithmonë, kam thënë, fjala jote është vepër dhe më ka dalur mirë. Të kam pasur model jete e do të kem edhe në të ardhmen dhe do ja lë trashëgim edhe fëmijëve të mi.

Ke shkrirë jetën për ne, kurrë nuk ke ditur të lodhesh, nuk ke bërë gjumë sa herë, që kemi pasur ndoj rrugë për në atdhe apo ndoj punë. Flladi i ngushllimit më vjen nga fjalët e mira që mi ke thënë çdo here, sa herë që dilja nga shtëpia për në gurbet, më jepshe ujë, te çeshmja e shtëpisë, nga ai ujë që u rritëm dhe më thoje: “Ulu Nonës e pije ujin, lute zotin dhe të përcjelltë suksesi si uji i rrjedhshëm, mbaje zemrën e bardhë, bënë mirë, edhe nëse nuk mundesh, të paktën foli atij apo asaj, që ka nevoj fjalë të mira nga shpirti i bardhë. Shpërblim do të kesh edhe nëse ftyra te qesh. Mos i përdor mrrolat, buzëqesh gjithë jetën.

Mos mbaj hidhërim me askend, sepse një ditë të gjithë do të largohemi nga kjo botë. Mendo pozitiv dhe puno e duaje familjen, miqtë dhe shokët. Rruga e mbarë Ju qoftë Nonës, vazhdo jetën, puno, vijnë ditë të mira edhe këtu, por kurrë mos u shkëput nga kjo tokë, sepse ky vend është i shenjtë. Kudo, që të shkosh, ngrite ballin lartë, me besueshmëri thuaje, se kush je, nga vjenë.

Edhe në ate vend ku je duke punu e jetu, nderoje, puno me sinqeritet, se gjitha të mirat i keni. Duaje shumë, shumë duaje! Ndalu Nonës të puthi, se flakë zemra po më shkon. Kur ti përcjellësh fëmijët e tu, do të kujtohen këto momente. Kur po vini, menjëherë po e kujtoj ditën, se kur do të ktheheni. Nuk po mundem t`ju pyes, se sa do të rrini.

Nuk kishte më të rëndë, se sa me i fol fëmijës tënd për dore e me përqafu si ndoj musafirë të jetë. Çka të bëjsh Nonës, sa e sa mërgimtarë ka nëpër botë. Ky qenka qenë fati ynë, me vuajt. Sa e sa nëna qajnë për fëmijët e tyre, që si kanë afër. Sa e fortë ishte shpirti i Nonës. Kemi folur këto ditë sa ishe, jemi kënaq, faleminderit, që ma ke kushtu kohën mua. Një ditë nuk do t`më kesh, por duhet të pajtohesh dhe kurrë mos e harro vendin tënd edhe pse nuk do të jemi, sepse nuk jemi të përjetshëm. Besoj shumë në suksese! Rrugë e mbarë biri i Nonës, nuk po qaj, a mi sheh sytë, ti mos qaj, prej tash mendoj, se kur do të vini. Kështu, shpirti po tu ndake, sa ti kesh fëmijët në sofër paska jetë, prej momentit që të ndahen nga sofra, qenka pjesë tjetër e jetës…”.

Nona ime, ishte e etur për dije, shumë donte të shkollohemi. Besoj shumë, se shpirtin tënd do ta freskoj edhe me këtë titull e do të shërbej në jetë për paqe, unitet e për gjitha të mirat. Babë e NONË Ju faleminderit! Baba im Xhelal Hebibi u rrit jetimë, pa babë, që në vogli në moshën pesëvjeçare iu kishte ndarë nga jeta. Bukën e mërgimit e kishte shijuar që herët, por kurrë nuk deshti që edhe ne djemtë e tij ta shijojmë, por shkriu jetën, që ne të studiojmë dhe të kontribuojmë në atdhe. Të qoftë i lehtë dheu i Peonisë Dardane-Presheva, moj nëna ime. Lule Elbasani! T’u bëftë shpirti dritë në përjetësi! Do të kujtojmë për jetë! Ndërsa babë, jetofsh gjatë me ne dhe ti puthim duart nga dy herë, një herë për Ty e njëherë për nënën. Zoti Ju bekoftë!

Faleminderit pafundësisht, babë dhe nonë! Nona jeme pusho e qetë në përjetësi dhe po më duket se po e shoh shpirtin tënd duke bërë dritë!

Falënderoj edhe bashkëshorten time Naimen, fëmijët e mi, Dea, Eda e Adi, që më keni mbështetur dhe më keni kuptuar çdo ditë, ku ju kam munguar shumë, vëllezërit e mi, Bejtullahun, Bekimin e Besnikun për përkrahje shpirtërore. Falënderoj edhe z.Rafet Ademi, një veprimtarë i dalluar i kauzës sonë kombëtare nga Tërnoci i madh, që jeton dhe vepron në Zvicër, që nuk më ka lënë vet në çdo takim, që më është dashur të shkoj për materiale për doktoratë, edhe ate me mijëra e mijëra kilometra që i kam bërë, prej një biblioteke në një tjetër, prej një shoqate në tjetrën, prej një veprimtari në tjetrin. Nuk e harroj, as vëllaun tim të shpirtit jo nga gjaku, Jeton Arifi, me të cilin jam rritur bashkë, por na ndajti koha. Ai në lulen e rinisë, veproi edhe me pushkë e dije edhe për çlirim të Kosovës.

Është një personalitet me plot kuptimin e fjalës, që çdo sekond të jetës, ia kushton çështjes kombëtare. Lumët ne, që e kemi! Jetoni ma njeh mirë fjalëkalimin e shpirtit tim, ku shpesh gjatë punës së madhe që kisha edhe në përditshmëri e shkencë, ishte ai, që përmes një sms apo një telefonate, më jepte fllad rinie, fllad nga Presheva, duke më kujtuar jetën rinore, me të vetmin qëllim, që të mos dorëzohem para ngarkesave të përditshmërisë. Me një anë kisha dhimbjen e Nonës, koha e Pandemisë më mori jo vetëm Nonën, por edhe tezen time, dy dajë, kusheri e shumë miq, por edhe mua më lëndoi shumë në aspektin shëndetësorë dhe ate shpirtërorë. Faleminderit pafundësisht, vëllaçko, Jeton!

Falënderoj edhe mësuesen time të parë, mësuesen, Zehra, pastaj profesoreshën time, zonjën Sadete Presheva, tashmë e ndjerë, e cila më ka përkrahur shumë dhe ate vërtet shumë, sa isha gjimnazist dhe pastaj si student në Tiranë. Profesoresha Sadete, është në shpirtin tim! Pusho e qetë, atje në parajsë, ku është edhe Nona jeme, që të ka nderuar shumë. Nuk i harroj edhe profesorët e mi të gjimnazit në Preshevë, që të gjithë me rend, sepse shumë kanë investuar, që ne të jemi të ditur. Kurrë nuk mundem ta harroj gjyshin tim Faik Abazin, që urimi i tij ishte, të keni shëndet, kurrë mos u ndani prej shkolle! Teze e daj, faleminderit per dashninë që e kemi pasur dhe e kemi të mishëruar në shpirt.
Një falënderim shkon edhe për të gjitha redaksitë e mediave ku kam punuar, bashkëpunëtorët, miqtë, shokë. Sa e sa veprimtarë kam takuar këto 23 vjet, që jam në diasporë, nëpër shoqata, me prijës fetarë, si të asaj muslimane dhe katolike, që kanë kontribuar shumë për të mirën e atdheut, degë të partive politike, klube sportive, Shkollën Plotësuese Shqipe “Naim Frashëri”, afaristë, pronarë restaurantesh, diskotekash, etj, etj, me të gjithë kam respekt dhe i falënderoj shumë, që më kanë pranuar për ti përcjellur aktivitetet e tyre, që organizonin për të mirën e gjuhës shqipe, traditës sonë e historisë kombëtare. Secilin veç e veç kisha dashur të përmendi, të gjithë veprimtarët tanë, por e di, se do më mirëkuptoni. Shumë ka bërë diaspora jonë për çështjen tonë kombëtare!
Diaspora e meriton të nderohet më shumë! Falënderoj të gjithë mërgimtarët, që jam takuar me ta, kam folur, kemi bashkëpunuar dhe me ata, që nuk jam takuar, që nuk na u ka dhënë mundësia, por respektohemi. Kurrën e kurrës, nuk e harroj, Dr.sc.Llukman Halili, Agën Lluki, tashmë i ndjerë, me të cilin kemi vepruar natë e ditë, për 21 vjet së bashku. E kam pasur e do ta kem shpirtërisht me vete gjithmonë! Nuk mundem ti harroj edhe miqtë e mi, që nuk i ka ikur një javë, pa më frymëzuar, si Dr.Dergut Aliu, Ambasdorin, diplomatin në karierë, z.Flamur Gashi, z.Fazli Musliu, z.Zenel Neziri, z.Sami Pacolli, z.Burhan Morina, z.Agron Hoti, z.Esat Husaj editor i TV Diaspora, z.Bajram Mulaj, etj, etj. Falënderoj edhe Prof.dr.Ylber Sela, mikun tim nga Struga, një personalitet, që i gëzohet shumë sukseseve të të rinjëve dhe nuk dinë se çka është lodhja për të mirën e atdheut. Falënderoj që të gjithë, që i kam bezdisur ndoshta për ndoj material që më është dashur, libër, apo proçesverbal, pastaj miqtë e mi, Dr. sc.Petrit Hajdari, me të cilin kam kontaktuar shumë shpesh dhe jam konsulltuar, sa modest e zemërbardhë që është, Dr.sc.Romeo Terolli, Berim Haziri, që shumë shpejt, do ta shohim doktor shkence, Dr.sc.Ardian Emini, Dr.sc.Selim Ibraimi, etj, etj. Falënderoj gjithë stafin e UEJL, prej rektorit, dekanit, profesorëve, për korrektësi. Nuk e harroj asnjëherë, mentorin tim, Prof.dr.Hasan Jashari, me të cilin për këto tre vjet e ca muaj, kemi komunikuar shumë shpesh, jam konsultuar, kam marrë kritika, sugjerime dhe shpesh edhe lavdërime. Nuk i harroj, emailet nga mentori im, që nuk më linte të pushoj, por të vazhdoj e të mos ndalem e dorëzohem. Padyshim, se i ka vërejt lodhjet e mia gjatë kësaj kohe. Do të jem mirënjohës, që më në fund e arritëm cilin me sukses.

Më duhet, sepse e thot zemra, ta falënderoj special edhe njëherë vëllaun tim, Besnik Hebibi, që prej kur ka ardhur në diasporë, ma ka bërë më të lehtë jetën. Më ka përkrahur gjithmonë dhe e kam arterie të jetës sime. Edhe pse jam më i vjetër se Besniku, pranoj këshilla nga Ai, sepse është shumë i matur, besnik dhe i ditur!

Këtë titull, do ta ndaj me ata mërgimtarë, që kanë dhënë gjithçka për të mirën e kombit, do ta ndaj me familjet e dëshmorëve nga diaspora, që kanë dhënë babën e tyre, bashkëshortin, vëllaun për një Kosovë të pavarur. Preshevën time në përgjithësi, Krahinën e Mollës së Kuqe, nuk do ta harroj, kam vepruar e do të veproj edhe në të ardhmen, por tani, edhe më fortë edhe më i përgaditur. Do të jem ai që isha në shpirt, nuk do të ndryshoj, ndryshimi im është, që jam graduar me më shumë dije dhe titull, por gjithmonë do të jem afër jush dhe në veprim për të mirën e asaj etnie dhe flamurit tonë kombëtar kuq e zi. Shumë faleminderit edhe ata, që si kam përmendur e më mirëkuptoni!”, ka shkruar Dr.sc. Dashnim HEBIBI”. (INA)

https://www.facebook.com/Dahest/posts/7200576889969430

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

deklarata vlen opozita shqiptare

Mësoher bartësi i listës për deputetë të VLEN në njësinë 5 zgjedhore?!

Arsim2

Osmani: Mendoj që kjo do të jetë një ndër fitoret më të mëdha që kemi pasur si bllok

patarina pike pagese

Rustemi: Pagesa elektronike të taksës rrugore edhe në Korridorin 8

Jovan Mitrevski

Mitrevski: Deri më 28 Maj duhet të thirret seanca konstituive për përbërjen e re Parlamentare

Manastiri Banjskes zvecan

“Varrezat dhe Manastirët magazina ushtarake serbe”/ Ish-agjenti i SHIK-ut tregon detaje

denar

Paga mesatare në AEK në Maqedoni mbi 1000 euro

Fatmir-Bytyqi

7 orë punë në ditë në disa sektorë nga 2025 në Maqedoni, Bytyqi bën premtimin

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Kuvendi me 78 ,,PRO” miratoi Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve

arben taravari ekipi

Taravari prezantoi pjesën tjetër të kabinetit presidencial: Janë njerëz me të cilët do t’i qojmë para idealet e VLEN-it

INFO

NA NDIQ