Lugina e Preshevës përkujton dëshmorët dhe martirët e kombit

Në Preshevë sot është mbajtur manifestim në nder të dëshmorëve dhe martirëve të kombit.

Në këtë ngjarje ka marr pjesë edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Pranvera e çdo viti na mbledh për të përkujtuar dëshmorët dhe martirët e vendit, veprimtaria patriotike e kombëtare e të cilëve, na obligon të ndjekim rrugën e tyre për nder e dinjitet kombëtar.

Nder e emocion, të jem në mesin e qindra qytetarëve, për të shënuar përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve tanë.

Të tubuar në gurishtë të Rahovicës, në mesin e veteranëve, invalidëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve, për t’i dhënë nderimet më të larta kontributit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Lavdi e mirënjohje për jetë e mot!”, u shpreh Arifi.(INA)