Trajneri spanjoll, Luis Enrique është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit.
Sipas të përditshmes “Sport“, Enrique është kontaktuar nga Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, i cili sot është rikthyer në punën e tij, pas disa ditësh pushime.
Brazili ka mbetur pa trajner prej një muaji, që pas largimit të Tite, pasi ky i fundit nuk arriti të fitojë Kupën e Botës në Katar me skuadrën “Seleçao”.
Brazili ka vendosur t’ia besojë kombëtaren një trajneri të huaj dhe Luis Enrique është profili i duhur për këtë detyrë.
Bisedimet kanë disa javë që kanë nisur, ndërkohë që hera-herës janë përmenduar edhe emrat e Carlo Ancelotti apo Jose Mourinho.