Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka bërë një postim emocional në rrjetet sociale, ku ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarët që sakrifikuan për lirinë kombëtare.
Në një shkrim të publikuar në Instagram, Ejlli theksoi se ndonëse nuk ishte fizikisht mes atyre që sot i dalin zot historisë, ndjenja e krenarisë dhe respektit duhet të jetë e pranishme çdo ditë tek secili.
“Doja të isha aty mes atyre që sot i dalin zot historisë sonë, por ndoshta më shumë se prania, ka rëndësi që secili prej nesh ta mbajë këtë ndjenjë brenda vetes çdo ditë, jo vetëm sot,” shkroi ai.
Më tej, Ejlli shtoi se UÇK-ja nuk përfaqëson vetëm një simbol, por një amanet që nuk duhet harruar:
“UÇK nuk është vetëm tri shkronja, është frymë, është amanet, është plagë e shenjtë që s’duhet harruar. Lavdi atyre që luftuan që ne të mos përkulemi kurrë.”
Ky reagim i Luiz Ejllit ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë vlerësuar si një mesazh të fuqishëm për kujtesën kombëtare.(INA)