Luizi bën pak Big Brother në Instagram – kjo është loja që kurdisi

INA
INA

10 Maj, 2023

Fenomeni i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka vazhduar lojërat e tij edhe jashtë shtëpisë

U desh të presim tri ditë që ai të tregojë se e mori profilin e tij në Instagram, të cilin e hapi tashmë gruaja e tij Kiara Ejlli.

Fillimisht, Luizi para se të bëj postimin bëri një truk duke larguar nga miqësia tre miq të tij që i kanë qëndruar shumë afër gjatë këtij rrugëtimi në Big Brother VIP Albania.

Bëhet fjalë për Meridian Ramçaj dhe dy miqtë e tij të fëmijërisë Jon Ndoja dhe Jul Deda.

Largimi nga lista e miqve tre shokët e tij bëri që Anaid Kaloti të reagojë me një Story ku shkruante: Nuk keni parë gjë akoma.

Anaidi bashkë me Jetmirin vazhdimisht kanë qenë kritikë për Jonin dhe Marion si shokë të Luizit dhe po ashtu për Kiarën. Madje kjo dyshe besohet se kanë ndikuar tek marrëdhënia e Luizit me dhëndrin e tij, Sokol Tahiri.

Pas ndodhi kjo, tërë mediat të shkruajnë se tashmë ka një krisje të miqësisë së Luizit me tre shkodranët. Pasi hoqi nga lista e ndjekësve të tij Luizi postoi videon falënderuese për fansat e tij ku mori afër 200 mijë pëlqime dhe fitoi 15 mijë ndjekës të rinj në Instagram.  

Pas një ore, Luizi rikthen treshen në listën e miqve të tij kurse Mario Dede bën një story interesante duke shkruar: Në kuadër të lojës.

Kjo tregon se ky është vetëm fillimi dhe Luizi ka filluar të bën pak Big Brother në Instagram me shokët e tij. Ku i dihet, ditëve në vijim mund të presim ndonjë lojë Big Brotheri edhe me Kiarën në këtë rrjet sociale.Një gjë është e sigurt, fenomeni Luiz Ejlli nuk do e ndal spektaklin edhe jashtë shtëpisë dhe këtë gjë ai e paralajmëroi edhe me videon e tij. /

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-06-01-00-12-22-617-edit_com.facebook.katana

Filloi! Olta dhe Luizi zgjojnë kuriozitetin e ndjekësve me postimin e tyre

armaldo maestro

Maestro për zhvillimet në Veri: Kosova është Shqipëri

Screenshot_2023-05-31-17-18-54-041-edit_com.android.chrome

“Mbajti 10 mln lekë të çmimit për të blerë makinë” Ja ç’inat të vjetër kanë Adi Krasta dhe Luiz Ejlli

Screenshot_2023-05-31-17-15-15-460-edit_com.android.chrome

Flokët e tij u kthyen në trend te të rinjtë/ A do jetë pjesëmarrës Luizi në Karnavalet e Korçës?

luiz ejlli

I vetmi që nuk e përdori, Luizi na prezanton me vëllaun e tij

dua-lipa

Dua Lipa “pushton” botën me projektin e fundit

dea krsit]

Tha se është në një marrëdhënie me Kristin, Dea sqaron deklaratën e saj

bledi nita

Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

beatriks ramosaj

Mbesa e Deçanit që po i vë “flakën” Instagramit

INFO

NA NDIQ