Luiz Ejllit si duket nuk po i vazhdojnë si duhet shoqëritë, pas daljes nga shou i madh mediatik “Big Brother VIP Albania2”.
Ai pas daljes nga shtëpia më e madhe shqiptare ka pasur periudha të krisjeve me miq të tij të ngushtë të fëmijërisë, por edhe me ata që ishin pjesë e BBV2. Gjithë kjo situatë ka bërë që ai ti heq ata edhe nga rrjetet sociale.
Por së fundmi është zbuluar se disa nga miqtë e tij në Instagram, i ka hequr dhe ndër më kryesorët është Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj. Në dukje që nga “BBV2″dukej se ata gëzonin një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.
Madje Luizi shpesh gjatë live të “BBV2” shprehte dëshirën për të qenë pjesë e stafit të “Big Brother VIP 3”.
Publiku madje herë pas here e shihte Luizin të favorizuar nga regjisori Grishaj, ndoshta nisur dhe nga vendi i njëjtë i origjinës.
Por me sa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj ka pësuar krisje. Se cila është arsyeja, kjo ngelet për t’u parë! Ndër emra të tjerë të njohur të showbizit që Luizi ka larguar nga Instagrami janë: Kristina Mere, Bardhi, Sinan Hoxha, Shpat Kasapi, Redon Makashi, Blerina Braka etj.