Editorial nga ina.al
Rrëfimi jetësor në Big Brother i Luiz Ejlli erdhi në një periudhë kur sapo kishte nisur fushata e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.
Në fokusin e këtij rrëfimi ishte pjesa ku ai faleminderon njeriun që e kishte ndihmuar në momentin më të vështirë të jetës, kur kishte ngel rrugëve i papunë.
Luizi tha se Benet Beci, drejtori i KESH-it ishte njeriu që e kishte punësuar dhe këtë kurrë nuk do ta harronte.
Beci tani është një nga kandidatët e Partisë Socialiste në Shkodër, një bastion tradicional i Demokratëve.
Përmendja e tij në pikë të fushatës nga ana e Luizit, nuk u prek nga mediat shqiptare, por kjo ishte një PR i qartë.
Por a do ta shohim Luizin përkrah Becit kur do të dal jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, apo do të qëndrojë larg politikës. Zëra të ndryshëm në rrjetet sociale flasin se Luizi mund të përfshihet në fushatë, duke qenë edhe përkrah kryeministrit Edi Rama. Por gjithçka mbetet spekulim, pasi që djali i njohur shkodran përtej gjithë kufijve, do të vendos për fatin e tij, tashmë duke qenë jashtë dhe duke mos lejuar manipulimet e ndryshme, ashtu siç u bë me profilet e tij në rrjetet sociale. (INA)