Romelu Lukaku shënoi një moment historik në karrierën e tij gjatë ndeshjes së Napolit në Serie A kundër Milanit të dielën në mbrëmje,
Belgu, ka arritur në kuotën e 400 golave për klub dhe kombëtare me golin e dytë të ekipit të Antonio Contes në Stadio Maradona.
Ishte një përfundim disi me fat nga belgu kundër Milanit, duke shtuar epërsinë e Napolit pas golit të shpejtë të Matteo Politanos, i cili shënoi pas pak më shumë se një minute lojë.
Goli kundër Milanit ishte i 312-ti për Lukakun në të gjitha garat në nivel klubesh, duke iu shtuar edhe 88 golave të tij me kombëtaren e Belgjikës.