Lukaku ”kërcënon” Interin: Po fola, të gjithë do të tronditen!

INA
INA

12/10/2023

Romeu Lukaku ka qënë një nga emrat më të përfolur gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi belg pasi përfundoi huazimin te Interi, u rikthye te Chelsea dhe ishte afër rikthimit te zikaltërit, por në fund përfundoi te Roma, shkruan IndeksOnline.

Kjo ka bërë që tifozët e Interit ta cilësojnë Lukakun si “tradhëtarë”.

Së fundi, sulmuesi belg ka folur për merkaton e verës gjatë grubullimit te kombëtarja e Belgjikës.

“Shumica e njerëzve që janë këtu në sallën e shtypit më njohin. Ata e dinë që nuk më pëlqen të merrem me fjalë boshe.

Me kalimin e kohës do të flas, por nëse do të thosha vërtet se si shkuan gjërat verën e kaluar, të gjithë do të tronditeshin. Janë thënë dhe shkruar shumë budallallëqe, ka pasur momente që mund të kisha shpërthyer, gjë që do të kishte ndodhur pesë vjet më parë.

Tani jam i fokusuar vetëm te futbolli dhe duhet të falënderoj Radja Nainggolan për kontaktin me Romën.”, deklaroi Lukaku.

Ish futbollisti i Chelseas foli edhe për ofertën që kishte nga skuadra arabe, Al Hilal.

“Isha i nderuar nga interesimi i tyre, folëm me njëri-tjetrin, por nuk isha plotësisht i bindur. Al-Hilal është klubi më i rëndësishëm në Lindjen e Mesme dhe kampionati i Arabisë Saudite do të bëhet ndër më të mirët në botë, por unë ende nuk doja të largohesha nga Evropa.

E dija shumë mirë se çfarë do të ndodhte gjatë verës. Ka pasur disa klube ku sigurisht nuk do të shkoja. Duhet të marrim parasysh se çfarë ka ndodhur vitet e fundit në nivel futbollistik dhe personal dhe kjo është arsyeja pse mendova kaq shumë përpara se të bëja zgjedhjen time”, u shpreh belgu./IndeksOnline/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

genc nuza

Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Dortmund – PSG në UEFA Youth League

Xhaka Taulant

Taulant Xhaka dënohet me dy ndeshje moslojë, për këtë ndërhyrje të stilit “kung-fu” (FOTO)

ibrahimovic

Ibrahimoviq rikthehet te Milani për herë të tretë

Ivan-Celikovic-

Në moshën 34 vjeçare vdes ish futbollisti i Shkëndijës!

broja

Mesazh i koduar për Brojën? Pochettino: Që të fitohet ndeshja, duhet shënuar gol

haqim memedi

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare legjenda e futbollit tetovar Haqim Memedi

Mirlind Daku

Gol dhe fitore, Mirlind Daku merr vlerësimin e merituar tek Rubin Kazan

mourinho

Tifozët e Romës të dashuruar me Mourinhon: “Romanist për jetën”…

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp tregon se si ndryshoi gjithë sistemin për ta përmbysur Crystal Palacen

INFO

NA NDIQ