Lukas Mandl vazhdon të mbetet një zë i fuqishëm i Kosovës në Parlamentin Evropian dhe prej vitesh drejton Shoqatën e Miqësisë Austri-Kosovë në Vjenë, Kosovo-Friends in Austria, duke bërë një punë të shkëlqyer, transmeton albinfo.ch.
Ambasadori shqiptar në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shkruar se për të ishte kënaqësi të takonte Lukas Mandl nga Vjena, një mik i vërtetë i Kosovës.
Kënaqësi të bisedojmë për fuqizimin dhe rritjen e korit të euro-parlamentarëve në tempullin e demokracisë evropiane. Lidhja shumë e fortë e Kosovës me Gjermaninë dhe Austrinë bazohet në shumë sfera, por nga më të rëndësishmet janë vlerat dhe idetë e përbashkëta”, ka shkruar Ajeti.