Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari është pritur në Tetovë nga kryetari i kësaj komune, Bilall Kasami.
Lidhur me këtë vizitë, Kasami ka paralajmëruar se muajve në vijim Tetovës dhe qytetarëve tanë do t’i vijë një ogur tjetër që do mundësojë të ndjehen krenarë në lartësitë më kuptimplota qytetare dhe kombëtare.
“Në popull thuhet se pranvera sjellë ogure të mira. Një ogur i mirë për kohëra më të mira zbriti në qytetin tonë, për qytetarët tanë. E sjellin atë njerëzit që vijnë nga kohërat e historisë, nga ato dimensione fatmirësie dhe dinjiteti kombëtar.
Nder, privilegj e krenari të mirëpres, sot, mikun tim, në qytetin tonë, në kryeqendrën e shqiptarëve të RMV-së, në Tetovën tonë të bukur, djalin e heroit tonë, djalin e historisë sonë të re, djalin e komandantit legjendar Adem Jashari- vëllanë tonë Lulzim Jasharin.
Oguret e mira kanë forcën e vazhdimësisë. Muajve në vijim Tetovës dhe qytetarëve tanë do t’i vijë një ogur tjetër që do mundësojë të ndjehen krenarë në lartësitë më kuptimplota qytetare dhe kombëtare. Faleminderit për vizitën vëlla Lul!”, ka shkruar Kasami. (INA)
https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/508122614017056