Lum Glauku

0

Kimete Berisha
I erdh dita të ‘sakrifikohet’.
Por nuk është sakrificë e mirëfilltë (nuk ngjehet sakrificë) nëse nuk ndjen kënaqësi gjatë aktit të sakrifikimit.
Kur për Kosovën e sakrifikon atë që e do më së shumti në botë (vetveten) dhe në të njejtën kohë ndjen kënaqësi që po ‘e çon veten posht” për hir të populllt të përvuajtur, kësaj i thonë ‘has’ sakrificë.
Glauku, gabon nëse ndjehet si ‘qengj’ në dorën e majtë të Albinit, i cili me më ngu mu’ menjëherë e ‘sakrifikon’ Glaukun.
Albini duhet të ndjej kënaqësi që po e sakrifikon njeriun ‘e dytë’ për hir të Kosovës, dhe nëse plus e demonstron këtë kënaqësi, atëherë mund t’i kthehemi përsëei temës së idealeve.
Hajt, sakrifiko tash.
Sakrificë është me jep nga vetja.
Jepe ‘Glaukun’ nëse e do Kosovën më shumë se veten.
Jimi Hendrix, e kish pas shti n’dhe gitarën e tij, që e ka dasht më së shumti në botë dhe këtë akt e ka konsideru si sakrificën më të madhe në jetë.
Ka dasht me provu si ndjehet kur heq dorë nga ‘ajo’
që do më së shumti.
Qind për qind ndjehesh i lirë kur heq dorë.
Se Liria e Dashnia bashkë nuk shkojnë.
Gjithkush n’kaçik t’vetin sakrifikon.
Ne po sakrifikojmë veç që po jetojmë n’Kosovë, (por neve t’panafakve po na shkon dëm sakrifica se gabimi ynë që s’po ndjejmë kënaqësi që po sakrifikojmë, duhet sevda me pas n’sakrifikim)…
Çka keni Ju që nuk e sakrifikoni Kryeparlamentarin.
Mbasi s’keni luftu, ky është shansi ideal me tregu veten…. se valla dikush e ka jep jetën për lirinë e Kosovës që sot Albini ‘mos’ me sakrifiku një ‘spiker’ të Kuvendit i cili u tha se ka punu pak edhe për SHIK-un, si duket edhe q’ata e ka ‘vra Zoti’ (të cilit s’di a i beson)…
Glaukut i erdh dita m’u ‘sakrifiku’, se s’ka m’u konsideru patriot, pa luftu, pa rreziku, pa t’mungu një fije floku, pa sakrifiku, veç tuj filozofu.
Glauku është me fat, se pas një viti do të mund de-sakrifikohet dhe kthehet prap në Krye të Kuvendit. Që do të thotë nuk është ‘njeri i keq’ Glauku, se zoti Mustafa (dhe universi) po ja jep një shans të dytë.
Bëhu Kryeministër, jepe me dy duar Glaukun, se e meriton Glauku m’u ‘sakrifiku’ për të ardhmen e Kosovës.
S’të jep asgjë Zoti që s’e meriton.
Diku ka bë shumë ‘sevap’ Glauku që i erdh kjo ditë.
Thanë, kur Hendrixi e kish pas zhvarros kitarën e tij e kish pas dasht edhe më shumë.
Këto të mira i ka saktifica.
P.S. Unë personalisht, më përpara kisha luftu për Kosovën tonë heroike, më përpara kisha dhënë pare kesh (me pas) për këtë atdhe të bukur sesa për shembull që i kisha pre flokët për të 😂.