Lumi unë, po na vjen Viti i Ri 1992!, njëherë PPD, tani BDI…

shkruan Daim Hiseni

Lumi unë, Po na vjen Viti i Ri 1992!
Një vit pas shpalljes së nezavisna maqedonisë, pjesa e djathtë dhe atdhetare, filluan të dominojnë dhe të rrënojnë bazat majtiste dhe të kontrolluara nga talebet e Kumrovcit brenda PPD-së.

Kur shteti e vërejti se do të humbiste kontrollin ndaj shqiptarëve, atëherë vendosi të përdorë sëpatën dhe të përgjysmon subjektin më të fuqishëm i quajtur Partia për Prosperitet Demokratik. Në vitin 1993 e krijoi PPDSH-në që nënkupton: Partia për Prosperitet Demokratik i Shqiptarëve. Kjo ndarrje jo vetëm që e dobësoi faktorin politikë shqiptar, por aq tepër e tensionoi situatën nëdër shqiptarët sa që në shumë raste përfundoi edhe me vrrasje.
Turqit thonë: Gjel zaman, gjit zaman, …
Edhe kjo puna jonë kështu ngjason.

Viti 2022,

20 vite pas marrëveshjes së Ohrid, 20 vite pushtet kur shihet qartë se vendimet politike në interesë të shqiptarëve mvaren nga BDI dhe asnjë parti tjetër. U kuptua se kontesti me Bullgarinë do të mbyllet me përfshirjen e pakisës bullgare brenda kushtetutës së Maqedonisë së Veriut me status të barabartë të romëve, sërbëve, vllehëve dhe shqiptarëve.
Hapja e Kushtetutës shkaku i kontestit me Bullgarët, është fundi i gjitha pazareve dhe koha për të gjetur shqiptarët statusin e tyre të vërtetë dhe të gjatë pritur.

Në vend që gjita partitë politike shqiptare në Maqedoninë e veriut të dalin me koncenzus të prerë, po na ndodhë kthim prapa për 30 vite. Koha e sëpatës së re. Por kësaj rradhe sëpata vjen nga vet faktori shqiptar, ngase faktori Beograd ditv e më tepër po i humbet çadrat e saja.
Po kthehemi në kohën e PPD-së dhe të PDSH-së.

Në mungesë të opozitës konstruktive, tani vet BDI ka vendosur të krijon frakcionin e brendshëm opozitar. BDI-ja me Ali Ahmetin do të ushtron rolin e PPD-së, parti majtiste me orientim social demokrat dhe koalicion me LSDM-në.
Ndërsa BDI-ja me Musa Xhaferrin do të ushtron rolin e PDSH-së ku bashkë me partitë e vogla dhe partinë e re të Gjyles së topit, do të luajnë rolin e të djathtëve dhe në koalicion me VMRO-në. Si në njërin rast, ashtu edhe në rastin tjetër kemi organizim politik në interes të dy grupeve ose më mirë thënë dy bandave kriminele, ngase asgjë nuk mbeti kombëtare.
Në vend që Universitetet tona të kishin prodhuar kuadro të mirëfillta të cilët tani do të lulëzonin në skenën politike dhe ekonomike, ata edhe mëtutje mbeten vetëm numër për plotësimin e kuotës së administratorëve dhe asgjë më tepër.