Lumi Vardar pa ujë, rrezik për gjallesat nënujore !

Picture of Ina Online
Ina Online

15/09/2023

Disa ditë me radhë në shtratin e lumit Vardar në Gostivar duken vetëm gurët e tij, pasi uji është ndalur e arsyeja nuk dihet.

Kjo gjë bën që persona të ndryshëm ta shfrytëzojnë momentin për të peshkuar.

Për situatën e krijuar kanë reaguar nga shoqata sportive e peshkatarëve “Bash Vardar” në Gostivar, e cila është koncesionere e lumit Vardar. Nga aty thonë për TV Globi se situata e krijuar ku vendoset në rrezik çdo gjallesë nënujore, ndërsa gishtin e drejton kah hidroelektranat e vendit.

“Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV), e ndalojnë ujin pa informuar dhe kjo ndodh vite me radhë. Ju bëjmë apel qytetarëve, më saktësisht peshkatarëve të shoqatës që mos ta keqpërdorin këtë gjendje kur ‘Vardari” është pa ujë. Kjo situatë nuk duhet të keqpërdoret as nga ata që kanë leje peshkimi e as nga ata që nuk e kanë një të tillë”, deklarojnë nga “Bash Vardar”.

Nga “Bash Vardar” thonë se shtimi i peshkut do jetë i pamundur, nëse nuk merren masa në kohë. Shoqata ka ftuar adhuruesit e sportit të peshkimit, dhe qytetarët e tjerë mos e keqpërdorin këtë situatë derisa gjendja me ujin në lumin “Vardar” t’i kthehet normaliteti.
Ndryshe, edhe vitin e kaluar në fund të muajit qershor lumi “Vardar” në Gostivar, për disa ditë mbeti pa ujë.

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË