LUPUS ANTE PORTAS

Picture of designer@fetishimedia.ch

05/01/2023

(Perkthimi i titullit: Ujku te dera)

Nga Dan Disha

Pra, ujku serb na ka ardhur te dera.
Ujku eshte Presidenti i Serbise, i cili edhe mbiemrin e ka “ kelyshi i ujkut,” ; ndryshimi tani eshte se kelyshi i dukurshem, u rrit dhe u formua si nje lider destruktiv, fale kupoles famekeqe gjakpirese te establishmentit serb. Dhe tani, ai paraqet kercenim per Kosoven dhe shqiptaret ne pergjithesi.

Fushaten anti-Kosove ai e filloi ngadale por sigurt, duke vajtuar para perendimoreve, te cilet e degjonin me andje, sa here qe ankohej per “fatin e keq” te nje grushti serbesh ne duart e shqiptareve ( muslimane).

Perallat ne stilin serbomadh, me me andje i degjon antishqiptari Makron, por edhe kreret e vendeve qe nuk e kane njohur Kosoven, si Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia dhe, kush me pak e kush me shume, vendet perendimore. Ne qofte se kam lene ndonje vend pa permendur ketu, i takon lexuesit te mireinformuar te plotesoje listen me ndonje vend tjeter qe favorizon Serbine karshi Kosoves.

Nje nga shkaqet e ketij qendrimi joparimor te botes Perendimore eshte lufta e pashpallur e kulturave te ndryshme mes Oksidentit dhe Orientit, qe nuk ka pushuar kurre. Dhe, per fat te keq, shqiptaret edhepse jane ne Evrope, trajtohen sikur gjenden ne Orient.

Kete qendrim antishqiptar e artikuloi haptazi Presidenti i Frances Makron, i cili deklaroi se “Bashkimi Evropian eshte nje shtepi e madhe, por aty nuk ka vend per shqiptaret.”
Franca ka patur gjithmone nje debulese per Rusine, por edhe nje un miqesi tradicionale me Serbine.

Nderkaq, pozicionimi i ushtrise serbe, i pajisur me armatim sulmues, afer kufirit me Kosoven, ishte vetem ceshtje kohe, dhe pasoi te gjitha fazat pergatitore para nje sulmi te mundshem te planifikuar me kujdes dhe profesionalizem.

Lidhur me mundesine e agresionit te mundshem te Serbise kunder Kosoves, une pata paralajmeruar ne artikullin tim “Ushtria e Kosoves” kohe me pare. Ne kohen kur e bera kete paralajmerim, dukej si dicka absurde dhe e pamundur, sepse asokohe situata ishte e qete, bisedimet ( e kota) vazhdonin dhe shqiptaret flinin gjume, duke pranuar cdo kerkese qe bente Serbia.

Dhe, jo vetem kaq; ndersa Serbia armatosej, njekohesisht me bisedimet serbo-shqiptare, shqiptaret ne menyren me naive pyesnin: per cfare i duhet Serbise armatimi, kur ajo nuk po kercenohet nga askush?

Dhe, ky qendrim nonshalant dhe skandaloz i shqiptareve mund te rezultoje ne fatalitet, sepse ushtria serbe qendron tani si shpata e Demokleut mbi kokat e shqiptareve.

Ne doktrinen e lashte ushtarake kineze thuhet se elementi kryesor para nje lufte eshte te njohesh armikun. Nderkohe qe armiku serb i shqiptareve i njeh mire te gjitha doktrinat ushtarake, si antike ashtu edhe moderne.

Por, ku qendron Kosova ne kete pike, pra a ka Kosova nje doktrine ushtarake, te themi mbrojtjeje?

Neqoftese ka, kjo do te jete perpiluar tani vone, pas ardhjes se Kryeministrit Kurti ne pushtet; sepse, opozita e sotme kur ishte ne pushtet ishte e zene duke grabitur pasurine e popullit. Pra, edhe nese ekziston, kjo natyrshem duhet te jete doktrine ushtarake mbrojtjeje.

Por, shtrohet pyetja, me cfare do mbrohet Kosova nga Serbia e armatosur deri ne dhembe, bile me pajisje ushtarake moderne, qe veshtire se mund te dhunohet hapesira ajrore e Serbise. Kjo, sa per krahasim, jo se FSK-mund te sulmoje Serbine, sepse me kallashnikove ajo as nuk mund te mbroje Kosoven nga nje sulm i ushtrise se mirepajisur serbe.

Jane tre elemente qe ndikojne drejtperdrejti ne rrezikun qe i kanoset Kosoves: 1. Serbia militariste e mbeshtetur nga Rusia. 2. Vendet Perendimore me qendrimin e tyre joparimor ndaj Kosoves dhe 3. Elementi i trete fatal, opozita moralisht e degraduar dhe infantile e Kosoves.

Kjo e fundit ben nje pune te shkelqyer ne favor te Serbise drejt nje perfundimi te frikshem per Kosoven.

Eshte interesante te theksohet qe, ne historine e njerezimit, ka patur gjithmone “ vegla” qe me vetedije i kane sherbyer armikut dhe, pastaj, ata te tjeret qe, kane bere punen e djallit, te etur per pushtet dhe pasuri, dhe nuk kane qene te vetedijshem per veprimet e tyre antikombetare.

Qe te dy keto grupime i gjen sot ne Kosove.
Pra, nje shtet te cilit i mungon kohezioni i brendshem, behet pre e lehte per armikun; kjo eshte gjendja aktuale ne Kosove.
Dhe, nje popull qe nuk eshte i gatshem te behet si nje grusht i vetem para rrezikut per atdheun, ai nuk meriton te gezoje frytet e lirise.

E thene me pak fjale, shkaku i mungeses se kohezionit mbareshqiptar eshte niveli i ulet i vetedijes kombetare. Mentaliteti fisnor e klanor mes shqiptareve perjashton mundesine e kohezionit gjithepopullor.

Eshte marranendese kur mendon se si nje popull qe perjetoi masakrat me makabre nga agresori serb, harroi kaq shpejt, i joshur nga pasuria, duke grabitur popullin e vet.
Por, eshte gjithashtu demoralizuese se si bota Perendimore joparimore e oportuniste nuk e ndeshkoi Serbine per gjenocidin kunder shqiptareve para dhe gjate luftes; perkundrazi, Perendimoret po perdorin standard te dyfishte ndaj Kosoves ne dem te shqiptareve, duke ndjekur interesat e tyre strategjike. Kjo , logjikisht keshtu ndodh, prandaj duhet “pervjelur menget,” per te mos e lene fatin e atdheut ne dore te huaj.

Por, Perendimi kishte dhe ka argumente legjitime per te ndeshkuar Serbine, e cila shkeli elementet themelore te Ligjit te Luftes ne Kosove, disa nga te cilat jane: qendrimi johuman ndaj te burgosurve dhe popullates civile, dhunimi i dinjitet te pales kundershtare, humbjet dhe vuajtjet e teperta dhe te panevojshme, disproporcioni mes popullates civile te paarmatosur dhe makinerise ushtarake te agresorit. Pra, Serbia i ka shkelur te gjitha dispozitat e Ligjit te Luftes, si ne Kosove, ne Bosnje Hercegovine dhe gjetiu.

Nderkaq, ngjarjet e fundit treguan se shqiptaret nuk dine as te krijojne, e as te mbrojne shtetin, atdheun. Fatkeqesisht, historia po perseritet: me 12 gusht 1912 shqiptaret e cliruan Shkupin nga Perandoria Otomane, por e dorezuan brenda pak ditesh, per shkak te mosmarreveshjeve midis udheheqesve kryengrites shqiptare.

Pra, pa angazhimin e SHBA-se dhe NATO-s nuk do pavaresohej Kosova dhe kjo, natyrisht, ka koston e vet. Por, me e keqja eshte se shqiptaret jane duke fjetur gjume, duke qene te sigurt qe, ne rast rreziku, Kosoven do ta mbrojne te huajt. Ata harrojne se bombat e NATO-s qe binin mbi Beograd paguheshin nga taksapaguesit e vendeve te Aleances Perendimore . Dhe,ky skenar nuk ka asnje shans te perseritet ne rrethanat aktuale. Se cfare mund te sjelle e ardhmja askush nuk mund ta dije pervec, ndoshta, Nostradamusit! Kjo eshte, si te thuash, kur luan poker pa karta te forta.

Natyrisht, kete “komoditet” te shqiptareve e kane kuptuar te huajt, prandaj tani ata vazhdimisht, pak-nga-pak, jane duke i shtuar kerkesat per koncesione nga Kosova, ne favor te Serbise; bile kohet e fundit edhe ne menyre kercenuese, te ndihmuar nga opozita kosovare.

Shqiptaret, pa perjashtim, duhet te marrin mesim nga kohezioni i pakontestueshem i shoqerise kineze; prandaj, tanime edhe kundershtaret e Kines po e pranojne se e ardhmja i takon kombit kinez.

Nderkaq, ne historine e re shqiptare pati edhe momente solidariteti: strehimi i shqiptareve te Kosoves ne Shqiperi, Maqedoni, Mal te Zi e gjetiu; pastaj lufta e perbashket ne Kosove, Maqedoni dhe Luginen e Presheves, kontributi monetar dhe logjistik per UCK-ne, lobimi i mergates shqiptare ne SHBA, e te tjera aktivitete atdhetare.
Por, e tera kjo u harrua shume shpejt. Ne euforine e mposhtjes se Serbise nga NATO-ja, doli ne shesh ajo ana e erret e qenies njerezore egoiste- uria per tu pasuruar, ne vend qe te ndertijeshin themele te forta te shtetit te posaformuar te Kosoves.

Lind pyetja: cfare duhet bere perballe rrezikut te nje humbjeje te madhe? Druaj se punet kane shkuar shume larg per t’u permiresuar, por qofsha i gabuar. Natyrisht, nje popull qe ka vuajtur gjenocidin, nuk do duhej te pranonte kurre te dorezohej.

Pra, tani duhet bere te pamunduren, bashkimin mbareshqiptar, duke i lene per dite me te mira dallimet me tyre. Kjo me siguri qe do ndikonte pozitivisht ne ndryshimin e qendrimit te te huajve ndaj shqiptareve, sepse trimin e respekton edhe armiku. Shembulli me i fresket eshte vendosmeria e Ukrahines per te mbrojtur atdheun, duke bere nje lufte titanike kunder nje superfuqie boterore ose, thene me sakte, nje fuqie berthamore monstruoze.

Ne keto momente kritike per Kosoven dhe shqiptaret, duhet nje udheheqes i mencur por edhe i vendosur. Dhe, per fat te mire, Kosova ka nje te tille, Kryeministrin Albin Kurti; i cili ka detyren me te veshtire ne Planet, duke u gjendur perballe armiqve te jashtem e te brendshem, nga Rusia deri te Kina e larget.

Dhe sot, per fund, nje thenie tragjikomike: “Shqiptaret duan te vrasin armikun me pushken e huaj.”Hulumtoni opinionin publik dhe do bindeni.

Autori eshte ish/redaktor
i Zerit te Amerikes
ne Washington DC

TË FUNDIT

Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur

Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

PSG-ja i vendosë në shitje dy yjet e skuadrës

Alonso: Qëllimi është të kualifikohemi në raundin tjetër të Championsit

Ancelotti: “Atalanta është më e rrezikshme se në të kaluarën, por ne jemi Reali!”

Manaj i dëmtoi djalin! Babai i futbollistit turk: Do shihemi së shpejti, ta premtoj!

ME TE LEXUARA

1
Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur
1
Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë
1
PSG-ja i vendosë në shitje dy yjet e skuadrës
1
Alonso: Qëllimi është të kualifikohemi në raundin tjetër të Championsit
1
Ancelotti: “Atalanta është më e rrezikshme se në të kaluarën, por ne jemi Reali!”

LEXO MË SHUMË

Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur

Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

PSG-ja i vendosë në shitje dy yjet e skuadrës

Alonso: Qëllimi është të kualifikohemi në raundin tjetër të Championsit

Ancelotti: “Atalanta është më e rrezikshme se në të kaluarën, por ne jemi Reali!”

Manaj i dëmtoi djalin! Babai i futbollistit turk: Do shihemi së shpejti, ta premtoj!