Lushtaku: Votoni PDK-në, ta rrëzojmë një kryeministër që veç përralla kallxon në fushata

Picture of Ina Online
Ina Online

17/01/2025

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku fjalimin e tij në tubimin qendror në këtë qytet, e nisi me brohorima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ashtu dhe me emrin e kandidatit për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamzës.

Lushtaku tha se Drenica i ka qëndruar besnike Partisë Demokratike të Kosovës, dhe u bënë thirrje qytetarëve që t’i votojnë për të rrëzuar një qeveri që vetëm gënjen e mashtron.

“Unë sot më së paku dua të flas për Partinë Demokratike. Unë kam filluar fushatën dhe jam bashkë me ju, në secilin fshat, në secilën lagje, në secilën shtëpi, dhe shoh mobilizimin dhe organizimin dhe dëshirën jo vetëm me dhënë votën, por me punu dhe me u angazhu për Partinë Demokratike. Partia Demokratike është boshti kurrizor, Drenica, për Partinë Demokratike. Mendoj se që 25 vjet i keni qëndruar besnikë Partisë Demokratike, edhe atëherë kur nuk është parë një dritë në fund të tunelit, edhe atëherë kur Partia Demokratike nuk ka pasur mundësi të shpërblejë qytetarin e këtij vendi me projekte. Por besnikëria juaj e vazhdueshme, na bënë neve krenarë dhe na jep zemër që të vazhdojmë me punën dhe organizimin që jemi duke e bërë për çdo ditë. Prandaj na duhet ndihma juaj, përkrahja juaj, që ta rrëzojmë një qeveri e cila përpos mashtrimeve dhe rrenave, deri më tani nuk ke realizuar bash kurrgjë. Me një kryeministër që veç përralla kallxon në fushata. Ai deri më tani në vend që të mburret me punën që e ka bërë gjatë qeverisjes, s’ka çka thotë se s’ka kryer asnjë projekt, s’e ka bërë asnjë punë, përveç rrenave dhe mashtrimeve, që çdo qytetar i Kosovës ka nis me pa”, u shpreh Lushtaku.

TË FUNDIT

Taravari: Pse gëzohen këta të BDI-së që gjykata ia dha vulat Selës? (Video)

Zoti Mickovski, zgjidh problemet me Bullgarinë dhe mos provoko Shqipërinë!

Tensionet mes Gjestit dhe Eglit thellohen edhe më shumë, çfarë ndodhi mbrëmë mes tyre (VIDEO)

Kishte ndërruar identitet, shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Aeroportin e Gjenevës! Ja për çfarë kërkohej

Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati

Oda ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë në takim me ministrin e ekonomisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË