Lutja e mërgimtarit: Më mirë hani bukë 20 cent në Kosovë se sa jashtë 6 euro

0

Mërgimtarët këto ditë gati të gjithë janë në vendlindje për të kaluar pushimet pranë familjarëve. Ndërkohë shumë të rinj po vazhdojnë të braktisin vendlindjen drejt Gjermanisë dhe vendeve tjera, në mungesë të vendeve të punës dhe perspektivës në vend.
Për këta të rijnë që po largohen, një mërgimtar nga Zvicra ka dhënë një mesazh sapo ka mbërritur në Kosovë, duke i lutur ata që të mos e lëshojnë vendin.

“Desha me ju bë apel këtyre të rinjve sa për bukë me hangër keni në Kosovë nga 20 cent bukën, nuk ki nevojë t’i me shku atje me hanger bukën 6 euro, rrini në shtëpi, done familjen, respektoni më të vjetrit”, thotë mergimtari gjatë një interviste televizive.
Gjithsesi, në një raport thuhet se 20 për qind e popullsisë janë larguar nga vendi që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Ndërsa sipas DW, vitin e kaluar nga Maqedonia janë larguar rreth 20 mijë veta, ndërsa nga viti 2011 mbi 100 mijë veta. (INA)