“M-NAV” la nën hije “pushkaliqet” e Drin Ahmetit!

INA
INA

10/01/2024

Festat kaluan, ndërsa mbetën në harresë “fishekzjarrët” e Drin Ahmetit. Nuk ka ende asgjë të re nga ecuria e hetimeve pas konfiskimit të 750 mjeteve piroteknike në makinën e Drin Ahmetit me targa të Shqipërisë pak natës së ndërtimit të viteve.

“Për rastin në fjalë, jemi në fazën para hetimore dhe prokurori kompetent po merret me çështjen. Tani, nuk mund të zbulojmë më shumë detaje deri në zbardhjen e plotë të rastit që do të njoftojmë publikun”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Ekspertiza e mjeteve piroteknike të gjetura në makinën e Drin Ahmetit ka përfunduar 5 ditë më parë. Nga Ministria e Brendshme thonë se kanë proceduar rastin në Prokurori në formë të njoftimit, që do të thotë se policia i ka hedhur topin hetuesisë për procedurat e mëtejshme. Sipas MPB-së, vepra duhet të trajtohet në bazë të Nenit 396 të Kodit Penal për prodhim të paautorizuar, posedim dhe tregtim të mjeteve shpërthyese.

KODI PENAL
“Sipas Nenit 396, kushdo që prodhon, mban, shet, prokuron ose tregton armë zjarri, municione ose mjete shpërthyese pa autorizim do të ndëshkohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet.”

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, duke komentuar për zvarritjen e rastit të Drin Ahmeti, theksoi se qeveria mbron krimin dhe korrupsionin sepse njerëzit e tyre janë të përfshirë.

“Ata janë kuadro pro-Evropian të LSD dhe BDI të instaluar në sistemin e drejtësisë. Kur bëhet fjalë për të afërm dhe familjarë të BDI ose LSD që lidhen me krimin dhe korrupsionin, në mënyrë Evropiane lirohen dhe nuk ndiqen. Shohim që pushteti nuk lejon që të bien bandat partiake dhe krimi, përkatësisht i mbrojnë ato raste si rrezikimi i trafikut ajror ndërkombëtar, e aq më pak të ketë rast për nipin e Ali Ahmetit, biznesmen me vizion që ka marrë një qendër tregtare si dhuratë, ndërsa në esencë është tregtues i pushkaliqeve”, tha Naum Stoilkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së .

Emri i Drin Ahmeti u bë i njohur për publikun e gjerë kur përvetësoi 39% të Qendrës Tregtare Soravia në qendër të Shkupit, vlera e së cilës llogaritet mbi 30 milionë euro. Atëherë, për origjinën e pasurisë së kësaj shitblerje të 27 vjeçit nuk ishte interesuar as policia dhe as prokuroria, kurse Komisioni Anti-korrupsion “ngriti flamurin e bardhë” me arsyetimin se Drin Ahmeti nuk është funksionar shtetëror. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stand up comed

Një Stand Up Comedy e veçantë në Kumanovë (Foto)

SKANDAL

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

SHOLZ

Jonuzi: Pas Albin Kurtit edhe Scholz përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë!

stevo pendarovski

Pendarovski: Oferta e Mickoskit për koalicion është shenjë dobësie

gashi

Gashi: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

MEXHITI

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

INFO

NA NDIQ