MACJA E CILA U KAP ‘DUKE SHPRËNDARË’ HEROIN ARRIN TË IKË NGA BURGU I SIGURISË SË LARTË

0

Një mace në burgun e Sri Lanka, pasi është kapur me heroinë dhe dy kartela SIM, ka arritur të ikë.

Macja është vërejtur nga dy oficierë intelegjence më 1 gusht, në një burg të sigurisë së lartë që quhet Welikada, ka njoftuar policia.

Ata kanë thënë se pothuajse dy gramë heroinë, dy kartesa SIM dhe një ‘memory chip’ u gjetën një najlon plastike të mbërthyer në qafen e maces, raporton Mirror shkruan Insajderi.

Policia beson se maca është trajnuar nga trafikantët e drogës që janë të ndërlidhur me një rast të ngjajshëm, ku është përfshirë një shqiponjë e cila po transportonte drogë, në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo.

Autoritetet shpresuan që macja do të i dërgoj te trafikantët, mirëpo ajo arriti të ikë nga dhoma e burgut kur gardianët hyn për ta ushqyer.

Sipas Yahoo News policia nuk është vënë në kërkim të maces.