Macron për vizitë në Rusi së shpejti, për të vazhduar dialogun me Putinin

0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha më 27 qershor se planifikon të vizitojë Rusinë së shpejti për të vazhduar bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin rreth sigurisë dhe ndryshimeve klimatike.

Macron ka inkurajuar Evropën dhe NATO-n të rishikojnë partneritetin strategjik me Moskën.

Të dy presidentët kishin biseduar përmes një video-konference një ditë më parë.

“Dialogu i ndërtimit të besimit i iniciuar së bashku me presidentin Putin, vazhdon”, tha Macron në Twitter.

Marrëdhëniet në mes Moskës dhe Perëndimit janë shumë të dobëta që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe dhe roli i saj në konfliktin me Sirinë dhe ndërhyrja në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

Macron ka shprehur edhe nevojën e fundit të konfliktit në Ukrainë ku luftimet mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro-rusë lanë të vdekur 13,200 persona që nga prilli i vitit 2014.