Maduro: Trump kërkon të më vrasë

0

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, akuzoi administratën e Presidentit amerikan Donald Trump se po përpiqej ta vriste.
Por, këtë akuzë të rëndë opozita e Venezuelës nuk e merr për bazë, duke thënë se Maduro i bën shpesh këto akuza për të hequr vëmendjen nga paaftësia e tij.

Rreth 2 milionë venezuelas janë larguar nga vendi i tyre që nga viti 2015, nga mungesa e mjekësisë, inflacionit në rritje dhe krimeve. Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj Venezuelës, duke denoncuar Maduron si një diktator i cili ka anuluar të drejtat e njeriut dhe ka sjellë shkatërrimin ekonomik.

Shtëpia e Bardhë akuzoi qeverinë e Maduros të mërkurën për përfshirjen në vdekjen e një politikani të burgosur venezuelas, të cilin autoritetet thonë se vrau veten, por që partitë e opozitës thanë se u vra.

Komentet

komentet