Mafia e plehrave të Veronës zotëron 49% të Ecco Tirana

0

Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetit Enkelejd Alibeja ka publikuar një video, e cila sqaron marrëveshjen e dyshimtë të realizuar për pastrimin e plehrave nga kryeminstri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe homologu i tij në Verona, Flavio Tosi.

Alibeaj shkruan se Tosi është duke u hetuar nga antimafia italiane për shkak të dyshimeve se kompaninë e tij të plehrave e ka vendosur në funksion të Ndraghetës dhe mafias në Itali.

Stausi i plotë

Fakt 1

Në video shfaqen 3 persona. Edi Rama- Kryeministër i ShqipërisëErion Veliaj- Kryetar i Bashkisë së TiranësFlavio Tosi- Kryetar i Bashkisë së Veronës (2016)

Fakt 2

Flavio Tosi po hetohet nga antimafia italiane, pasi dyshohet se kompaninë e plehrave të Veronës e ka vënë në shërbim të Ndraghetës.

Fakt 3

Edi Rama ideoi dhe Erion Veliaj realizoi krijimin e kompanisë publike Eco Tirana për pastrimin e Tiranës dhe diferencimin e mbetjeve, ku 49% të aksioneve i ka kompania veroneze e plehrave, që po hetohet nga antimafia italiane.

SPAK-u duhet të zgjohet nga gjumi toksik i plehrave! Homologët italianë janë vetëm një email larg. Afera mafioze e pastrimit të Tiranës nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar! Edi Rama + Erion Veliaj + Flavio Tosi + Ndragheta = Mafia e Plehrave