Mafiozi i grabitjes së makinave luksoze arrestohet në Maqedoninë e Veriut

Mafiozi i njohur për grabitje të makinave luksoze Sreto Pajiç nga Bosnjë Hercegovina është arrestuar dje në zonën e Kumanovës, pas një fletëarresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij nga autoritetet boshnjake.

Mediat boshnjake raportuan se Pajiç i lindur në vitin 1991 në Sarajevë, muajt e fundit ishte në arrati dhe se dje ka rënë në pranga të policisë së Maqedonisë së Veriut, përcjell INA.

Ai është një nga të akuzuarit në rastin e koduar “Timoni”, ku përfshihen disa persona të akuzuar për krim të organizuar lidhur me vjedhjen e një numri të madh makinash të shtrenjta në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai ekstradohet në Bosnjë, ku Gjykata i ka caktuar edhe masën e paraburgimit. (INA)